15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Dhimiter Shkurti

KUTIA  ME  DRITA  TË  KUQE

May be an image of Dhimiter Shkurti, sitting dhe outerwear

Isha  fëmij  kur  babai  bleu  televizorin.Nga  ata  bardhezi, të  tipit  Adriatik.Nga  gëzimi, nuk  fjeta  atë  natë.Mezi  prisja  darkën, të  fillonte  programi.Aty  shihja  sport,këngë, valle, dokumentarë  historikë,teatër, film, biseda, përralla, e  sidomos, lajme. Nuk  them, njiheshim  me  situatën  politike  nga  leximi  I  gazetave,informacioni  politik, format  e  edukimit, por, si  lajmet  në  televozor, nuk  kish..Spikerit  më  të  bukur, më  seriozë, I  zgjidhnin  për  të  dhënë  lajmet. Gazetarët  me  zërin  më  të  ëmbël, komentonin  ceremonitë  dhe  vizitat  e  Udhëheqësit.

Dhe  pastaj, ajo  figura  e  Udhëheqësit.. Aq  I  pashëm, aq  karizmatik.Edhe  në  fotografi  dilte  bukur, por  në  televizor  ishte  ndryshe.E  shihje  të  recitonte, të  qeshte, të  mallëngjehej, të  kuvendonte  gju  më  gju  me  popullin,të  mbante  iso  në  këngët  labe,bile  të  fliste  edhe  greqisht..

Më  kujtohet  një  herë  në  parakalimin  e  1  Majit.Ishin  mbledhur  në  shtëpinë  time  edhe  gjitonët  që  nuk  kishin  televizor.Ne  fëmijët  ulur  këmbëkryq  mbi  qylym, ndërsa  të  rriturit, në  divan  e  karrike.Gjitonja  ime  kishte  marrë  edhe  nënën  90-vjeçare.Sapo  kish  ardhur  nga  fshati.

Kur  televizori  tregoi  gjithë  udhëheqjen  në  tribunë, plaka  theu  heshtjen;

-Po  kjo  është  thavmë  moj  bijë.Si  I  nxë  kutia  gjithë  ata  burra  brënda?

Ne  fëmijët  qeshëm , ndërsa  të  rriturit  u  përtypën  ca.

E kujtova  habinë  e  asaj  gjyshes  më  vonë, kur  fillova  të  kuptoja  ca  gjëra. Siç  duket ‘’ata  burrat’’e  donin  më  tepër  nga  unë  televizorin. E kishin  blerë  më  parë.Ishte  televizori  I  tyre. Ishte  zëri, syri, veshi, ngjyra  dhe  fuqia  e  tyre.Ata  burrat, ishin  aq  të  zotë, sa  mund  të  rrëshqisnin  lehtë  jo  vetëm  në  atë  kuti  magjike, por  në  çdo  ambjent, në  çdo  shtëpi, në  çdo  skutë  të  trurit.Ata  ishin  të  dashuruar  me  televizorin.

Erdhi  koha  e  përmbysjeve  te  mëdha.Hodhëm  poshtë  televizorin  e  kuq  bashkë  me  ata  burrat  brënda. Por  fatkeqësisht, edhe  udhëheqësit  që  pasuan, e  ruajtën  lidhjen  e  dashurisë  me  televizionin.Erëra  të  çuditshme  po  frynin  mbi  atë  vënd  të  plagosur.

Në  vitet  ’90, pati  një  dyndje  të  periferisë  drejt  kryeqytetit.Në  lagjen  tonë, në  krah  të  pallatit  ku  banoja, lartohej  një  kodër  e  gjelbëruar. Ne  fëmijët  loznim, ndërsa  më  lart, prindërit  tanë,  pasditeve,  kuvendonin  shtruar.

Një  I  panjohur, papritur, rrethon  një  pjesë  të  mirë  të  kodrës, dhe  fillon  punimet. Punë  e  parë, shkul  një  shtyllë  nga  vreshti  aty  pranë,dhe  I  lidh  në  majë  flamurin  amerikan.Pas  dy  muajsh  ka  ngritur  shtëpinë  e  re. Vërtet  sakrifikuam  kodrën, gjelbërimin,lojën  tonë, por  fituam  drejtuesin  e  ri.Pas  dy  vjetësh, mysafiri  I  paftuar, u  zgjodh  kryetar  këshilli.Vërtet  nuk  ishte  simpatik  dhe  me  yll  në  ballë  si  Udhëheqësi  dhëmbflori, por  ishte  I  fuqishëm.Ai  bashkë  me  të  fortët  e  tij, kapën  edhe  kodra  të  tjera, e  në  fund, kapën  kupolën  e  shtetit.

Shteti  I  ri  filloi  takimet  me  televizorin. Herë  fshehur, herë  gjysëm  fshehur. E  donte  shumë, e  donte  për  vete, me  hir  a  me  pahir.

Sot  pas  kaq  vitesh, ajo  lidhje  erotike  e  pushtetit  me  ekranin  e  vogël, vazhdon.Kutia  e  televizorit  është  zvogëluar  dhe  ndriçuar  me  drita  shumë.Kanalet  televizive  janë  shtuar  dhe  shumuar.Pra  qeveria  I  bie  të  mbajë  lidhje  dashurie  me  disa  partnerë  njëherazi.Duket  absurde, e  pa besueshme, e pa ndershme. Por  në  Shqipëri  ndodh.Përgjigjen  dhe  shpjegimin  na  e  jep  Gabriel  Garcia Marquez, bukur, shkoqur;

‘’Mund  të   jesh  I  dashuruar  me  disa  persona  njëkohësisht, me  të  gjithë  me  të  njëjtin  shpirt, pa  tradhëtuar  asnjë.Zemra, ka  më  shumë  dhoma  se  një  bordello’’.

                       18-5-2021                      DHIMITËR  SHKURTI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.