20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Dhimiter Shkurti

VDEKJA E DYTË

Çfarë  detyrimesh  ka  babai  për  familjen ? J’u  pyes.

E  di. Do  t’ju  duket  pyetje  idiote, e  rëndomtë,e lirë.Megjithatë, dua  të  dëgjoj  përgjigjet..

Po, të  dojë  e  të  respektojë  bashkëshorten, thotë  njëri..Të  risë  fëmijë  të  edukuar..Të  punojë  që  fëmijëve  mos  t’u  mungojë  asgjë..Të  mos  bëjë  diferencime  mes  fëmijëve, përgjigjet  tjetri..Të  ndjekë  përparimin  e  fëmijëve  në  shkollë..Të  jetë,  vetë  shembull  I  njeriut  të  ndershëm,..etj.

Dakort, sa  janë  të  vegjël..Po  kur  rriten? Ka më,  detyrime? Patjetër..T’I  martojë, apo  të  gëzohet  ne  dasmën  e  tyre, të  ketë  fatin  të  bëhet  gjysh, të  ndihmojë  sa  mundet  nipin  apo  mbesën..Tjetër?..Ku  di  unë..Të  mos  u  bëhet  barrë..Të   iki  nga  kjo  botë  duke  u  lënë..një  emër  të  mirë..T’u  ketë  lënë  uratën..Kaq?..Po, kaq.Të  paktën,  deri  dje…

Këto  detyra  kreu  edhe  xha  Tomori, bile  edhe  ca  më  tepër. Nuk  pushoi  asnjë  ditë, deri  momentin  që  iku  nga  kjo  botë. I  pa  përtuar.Ditën  kujdesej  për  mbesën, e  natën  punonte  roje  në  një  parking  të  madh. Ishte  I  urtë  dhe  I  dashur. Kishte  gjetur  paqen  me  veten  dhe  të  tjerët..

Me  pensionin  mbante  shtëpinë  hapur, ndërsa  bakshishet  që  I  jepnin  tash  20  vjet, I  hiqte  mënjanë  për  mbesën.Kur  I  biri  bleu  shtëpi  të  re, gjysmën  e  parave  e  pagoi  plaku. Kaq  kishte.Për  vete  nuk  harxhonte  asgjë.

Në  shtëpi  ishte  edhe  burrë  edhe  grua  pasi  te  shoqen  e  humbi  herët. E  donin  dhe  I  donte  njerëzit. Ishte  komunist  I  ndershem, me  shpirt  e  zemër.

U  fik  papritur. Sikur  nxitonte  të  ikte  shpejt, të  pushonte.Dhe  ai  që  dinte  të  përcillte  me  nderim  këdo, iku  vetëm, pa  ceremoni, pa  njerëz..

Besoi  se  iku  I  ngopur.I  pa  fëmijët  burra. Martoi  djalin  e  madh, u  lumturua  me  dashurinë  e  mbesës,vajza  mbrojti  doktoraturën. I  ngeli  veç  një  merak.Nuk  e  shoqëroi  dot  vajzën  në  kishë  e  ta  shihte  nuse. Por  krenohej  për  të.

Luftoi  shumë  që  fëmijët  të  bëheshin  njerëz  të  mirë!

..Kur  shërbeja  në  ushtri, reparti  ynë  ndodhej  afër  kufirit, dhe  gadishmëria  ish  e  lartë. Qëllonte  shpesh, që  në  kulmin  e  gjumit  të  më  zgjonte  korieri  për  alarm.’’Komandant, të  kërkojnë  urgjent  në  repart’’.Dhe  unë  ashtu  përgjumësh, si  somnambul, shpejt  paraqitesha  në  krye  të  detyrës.Shkonim  në  tunel, hapnim  hartat, dhe  ‘’luftonim’’ me  një  armik  që  nuk  e  pamë  dhe  nuk  erdhi  kurrë.

..Sapo  mbylli  sytë, edhe  xha  Tomorin, korieri  e  thiri  pranë  familjes.Flitej  se  kish  lenë  frontin  dhe  ishte  larguar  pa  kryer  ca  detyra, si  baba  dhe  kryefamiljar.Megjithatë, plaku  u  gëzua  shumë.Mezi  priste  të  shihte  fëmijët,të  çmallej, t’u  shpjegonte..Kur  I  pa  nga  lart, mbeti  I  habitur. Nuk  mbanin  përpara  as  shaminë  për  të  fshirë  lotët, as  hartat  e  ushtrise, por  defterë  dhe  qitapë.

Djali  I  madh ‘’ngushëllonte’’ të  motrën;

Dëgjo  këtu! Tani  unë  jam  në  vënd  të  babait.Paratë  nga  qokat  do  t’I  ndajmë  përgjysëm.Merr  në  telefon  xhaxhain  të  marë  përsipër  shpenzimet  e  varrimit.Ai  ka  detyrime  për  babanë. E  ka  rritur.Para’  ka,  se  është  bos.

Mos  bëj  gabim  e  më  fsheh  ndonjë  librezë  kursimi.Jemi  vëllezër  dhe  nuk  duhet  t’ia  kemi  me  hile  njëri  tjetrit.

Dhe  në  fund, shtëpia.Nuk  besoj  se  ka  bërë  ndonjë  budallallëk  plaku, e  t’a  ka  shkruar  ty  shtëpinë.AAshtuu.Do  I  marrësh  firmën  gjyshes  dhe  xhaxhait  të  vogël, Shtëpinë  e  kemi  bashkë, përgjysëm. Unë  nuk  e  kam  shlyer  akoma  shtëpine  time.Duhet  të  bëhemi  praktikë.Koha  e  teserës  se  kuqe  ka  vdekur.Qartë?

Vajza  kish  ulur  sytë.Ishte  tepër  e  urtë.

Nuk  kishin  kaluar  24  orë  nga  vdekja  e  babait.Asnjë  shenjë  pikëllimi.Xha  Tomori  kërkoi  në  xhep  shaminë,  të  fshinte  lotët. Dora  I  kapi  portofolin. E  hapi. I vetmi  send  me  vlerë  ishte  një  fotografi  e  mbesës.Lotët  I  rridhnin  çurk.Mbylli  sytë.Ishte  një  vdekje  e  dytë, më  e  rëndë  se  ajo  që  përjetoi  nga  Kovidi  para  se  të  largohej  nga  kjo  botë.

Tek  dëgjonte  pazarin  e  djalit  të  madh, kockat  e  plakut  bluhen, shkërmoqen  me  një  tingull  të  rëndë  mortor.Ndërsa  shpirti  I  tij  rrinte  pezull, diku  mes  ferrit  dhe  parajsës..

Luftën  e  kishte  humbur…

5-4-2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.