7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Dhimitër Shtëmbari

Gjeneral Nexhip Vinçani dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit”

Sot, 10 gusht 2021, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, me propozim të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH) gjatë një ceremonie të organizuar në Presidencë dekoroi ish komandantin e Brigadës IV Sulmuese Partizane, Gjeneral Nexhip Vinçanin me Urdhrin “Nderi i Kombit”.
Bir i nderuar i fshatit Vinçan, (djalë i Kahreman Vinçanit – figurë e shquar e gjysmës së parë të shekullit të kaluar në Shqipërinë juglindore), Nexhipi do të ishte nxënës në Liceun Francez të Korçës, nxënës në Shkollën Mbretërore Ushtarake në Tiranë, nxënës në Gjimnazin Shtetëror të kryeqytetit, nxënës në Gjimnazin Klasik të Shkodrës, tre vjet student në Romë për jurisprudencë dhe, mbas çlirimit, student në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” të ish Bashkimit Sovjetik.
I larguar nga Roma ku ishte student për të marrë pjesë në LANÇ, Nexhip Vinçani do të ishte ndër të parët militantë të Korçës; komandant i Qarkut të Korçës, komandant i Brigadës IV Sulmuese që në dhjetor të vitit 1943, zëvendëskomandant i Operacionit Ushtarak për çlirimin e kryeqytetit. Mbas çlirimit ka qenë një ndër katër oficerët madhorë, që, në krye të forcave të Ushtrisë Popullore, sprapsën provokacionin grek të 2 Gushtit 1949. Falë aftësive që kishte, pat arritur deri zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore.
Në një drekë të shtruar nga familja Vinçani, vajzat e nderuara të Nexhipit – Doloreza, Liria e Lida, u fol me konsideratat më të larta për figurën e Nexhip Vinçanit – Nderi i Kombit. Drekën e hapi Kolonel Arian Dervishi (Vinçani), ish komisar i Brigadës së Parë, i afërm i familjes Vinçani. Më pas përshëndetën Presidenti i AKUSH – it, Dr. Kujtim Çako, Gjeneral Piro Ahmetaj, ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Bajram Manaj, ish zëvendësministri tjetër i Mbrojtjes, Ismail Shulku, Kolonel Eqerem Osmani, kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Gora” Koçi Tahiri, Prof. Dr. Bernard Zotaj, Kolonel Nevruz Sako, Kolonel Ismet Isufi, shkrimtari Shpend Topollaj, ushtarakët e lartë Nevzat Bozhani e Bardhyl Hazizaj, ushtarakët e lartë Vladimir Dervishi e Hysen Vrapi e të tjerë.
Përshëndeti edhe vajza e Gjeneral Baki Starjes, si dhe nipi i Nexhip Vinçanit, Maksimi. Vajzat e Nexhipit “Nderi i Kombit”, Doloreza e Liria falënderuan të pranishmit në drekë për fjalët e ngrohta që shprehën për babain e tyre të paharruar.
Gjatë kësaj dreke, që kaloi shumë e gëzuar, u dha mesazhi, se urdhri i lartë “Nderi i Kombit” që iu dha Nexhip Vinçanit nga ana e Presidentit të Republikës është një vlerësim që i bëhet jo thjesht kësaj figure të shquar, por edhe tërë atyre që luftuan e kontribuon heroikisht për çlirimin e Atdheut.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.