19.9 C
Tiranë
E dielë, 7 Qershor 2026

Diana Çelepia Topaku

Aty ku zë fill trishtimi im

Në ballkon e përplas vështrimin
Shoh njerëz gjithandej të hutuar,
S’më kujtohet në se ka një dado
Ky moment tragjikisht i trishtuar.
Alegria ka marrë arratinë
Buzeqeshja ka ngrirë e me të dashuria,
Tenton t’i afrohesh dikujt e çdokujt
Vjen Korona e të tregon, çka është kusaria!
Njoh njerëz që tani janë maska
Të tjerë që keshillat i shkelin me këmbë,
Trishtimi im hallakatet,maiset…
Eshtë asi i djallit nën mëngë.

Me grusht të shtërnguar përshëndetemi

Distanca mes nesh është pa kufi…

Dua ta përzë por a mundem vallë

Trishtimin manjak e ogurzi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.