20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Dibran Fylli

NJË PJESË E RAPORTIT TË ANTROPOLOGUT TË LARTË TË ICMP-SË, PËR MJEKËSI LIGJORE DR.MARK SKINNER:Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz

Në Raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë. Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar te 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, por vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione, ku janë bërë këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si; BA1, BA2, deri në BA8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma të plota.

Serbia nuk ka qenë aq humane që t’i dërgojë viktimat për pushkatim e më pas të përkujdesej për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

(nxjerrë nga libri “Tokë e mbjellë me varre-Krimet serbe në Kosovë 1998/1999)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.