12.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Dibran Fylli

AKTIVITETET E RESHAT SAHITAJT NË KRYEQENDRËN EVROPIANE DHE SUKSESET E ARRITURA PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS.

Reshat Sahitaj, në opinionin tonë njihët si bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hadrit. Pas vrasjës së Enver Hadrit, Reshat Sahitaj e themeloi Byroja Informative e Republikës së Kosovës më seli në Bruksel bashkë më Behare Rexhepin e cila këtë byro e ka udhëhequr deri në çlirimin e Kosovës , datë kur edhe u kthyen për të jetuar përgjithmonë në Kosovë.
Më veprimtarinë e tij, Reshat Sahitaj ndikoi që Parlamenti Evropian të aprovonte mbi 26 rezoluta në favor të kërkesave të popullit të Kosovës. Rezoluta e parë e aprovuar më 12 prill 1989, ishte inisiativë e përbashkët më Enver Hadrin, Behare Rexhepin, Gani Azemin dhe Reshat Sahitaj, si dhe rezoluta e dytë që u aprovua në fund të shkurtit 1990. Të gjitha rezolutat tjera deri më përfundimin e luftës në Kosovë ishin rezultat i veprimtarisë së Reshat Sahitajt dhe ekipit të tij.
Reshat Sahitaj më miqtë e tij europarlamentarë si: Jean Fournier (zyrtar i lartë i grupit PS) i cili ishte inisiatori i parë që kërkoi nga Reshati që të gjente një shqiptar për ta propozuar për çmimin Sakharov. Reshat Sahitaj e propozoi Adem Demaçin i cili më 1991 Parlamenti e shperbleu më këtë çmim.
Vite më vonë për këtë çmim do të propozohej Ukshin Hoti dhe Ibrahim Rugova , ku Rugova e fitoi.
Reshat Sahitaj poashtu bëri që të gjithë personalitetët politike dhe kulturore të Kosovës 1990-1999, të ftoheshin në Parlamentin Evropian, NATO , në SENATIN BELG dhe ua organizoi të gjitha konferencat për medie në I.P.C.
Reshat Sahitaj më aktivitetët e tij bëri që Jugosllavia e asaj kohe tri herë t’i prishte relacionet diplomatike Jugosllavi-Belgjikë dhe të tërhiqte ambasadorin e tyre nga Brukseli.
Tri herë Jugosllavia i prishi relacionet diplomatike me shtetin e Belgjikës dhe tre herë e terhoqi ambasadorin e vetë nga Brukseli.
Arsyet:
1. Në shkurt 1982 për shkak të pjesës teatrale “KOSOVË ZOG I ROBËRUAR” dhe komunikatës për medie të nënshkruar nga Reshat Sahitaj e të botuar ne shtypin belg ku thuhej se në Kosovë kishte të vrarë, të plagosur e të zhdukur. Serbia e akuzonte Belgjikën dhe mediat belge që përkrahnin shqiptarët dhe mediat belge që i besonin asaj komunikate.
2. Në tetorin e vitit 1994 për shkak të filmit dokumentar “KOSOVA ËSHTË GJAKU YNË QË NUK FALET ” , film nga ALMA SAHITAJ në bashkëpunim më Festivalin Mesdhetar të Filimit. Serbia i dërgoi disa letra Ministrisë se Kulturës belge për tërheqjen e filmit nga programi i festivalit, sepse sipas tyre në film thuhej se më urdhër te Millosheviqit ishte vra Enver Hadri.
3. Në shkurt 1990 për shkak se Reshat Sahitaj dhe Gani Azemi e organizuan konferencën për medie ne IPC më ç’rast deklaruan se dritën e gjelbër për vrasjen e Enver Hadrit e ka dhënë Millosheviqi dhe ambasada e Jugosllavisë në Bruksel atentatorëve ua ka përgatitur kushtet teknike.
Në këtë kontest nuk mund të gjendet as edhe një personalitet tjetër, përveç z. Reshat Sahitaj, që pa asnjë plumb të shkrepur mund t’i prishte relacionet diplomatike të ish Jugosllavisë me shtetin e Belgjikës…
Publikimi i radhës:
Më 8 korrik 1998, Reshat Sahitaj organizoi Konferencën e parë të UCK-së në lokalet e OKB-së
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.