14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Dibran Fylli

SOT DOLI SHESHIT FYTYRA E PROKURORISË SPECIALE E LAJTHITUR NGA PROKURORIA E SERBISË ME DËSHMI TË PABAZUARA.Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, text that says 'RTK1 RTK HD LIVE LIRIA LIRIAEKAEMRIN E KA EMRIN LIRIA NUK KA KUPTIMIN LIRI, NE NE LIRI! LIRIA E KA EMRIN KA KUPTIMIN LIRI. PA JU NE LIRI!'
Prokurorisë së Gjykatës Speciale, sot gjatë seancës i doli sheshit fytyra, dhe u vërtetua se Zyra e prokurorit të specializuar është e lajthitur nga Prokuroria speciale e Serbisë fashiste. Njëra nga prokuroret e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, thoshte se në procesin e hetimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbështeten edhe në 50 dëshmitarë shtesë. Prokuroria e Gjykatës Speciale, po ashtu ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë, ajo ka thënë se për rastin e ish-liderëve të UÇK-së deri tani janë intervistuar 153 dëshmitarë.
Prandaj kjo Prokurori e dështuar nuk kërkonte kohë per parashtrimin e dokumentacionit te aktakuzave, por kërkonte kohë për hetime, sepse e ka kuptuar se të gjitha akuzat e deritanishme të kërkuara e të deponuara nga Gjykata speciale e Serbisë dhe nga dëshmitarët shqipfolës e nga raportet e “komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës”, si dhe “projekte e raposrte” tjera kundër UÇK-së, të shkruara në aktakuzat e Prokurorisë së Gjykatës Speciale janë të fabrikuara, të rrejshme, të pa baza dhe pa fakte, prandaj sot u pa qartë fillimi i dështimit të një prokurorie, e cila u mundua te paqenën ta bëjë të qenë.
Tani shtrohet pyetja:
-Ku mbeten raportet e “komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës” të partisë flamose dredhake?
-Ku mbeti fytyra dhe nderi (nëse u ka mbetë ndonjë fije) i atyre dëshmitarëve shpirtshitur e të rrejshëm shqipfolës?
-Ku mbeti karakteri i disa deputetëve qe llomotisnin kundër UÇK-se?
-Ku do të mbesin disa deputetë që kanë financuar projekte dhe raporte kundër UÇK-së për Gjykatën Speciale?
Liria e Kosovës e ka emrin UÇK. Komisionet e shpirtshiturit shqipfolës qe i fërkuan duart e iu buzëqeshën arrestimeve të çlirimtareve, nga sot u themi mbane kokën për dhe. Koha e ka dëshmuar e do ta dëshmoi se Lufta e lavdishme e UÇK-se dhe e pjesëtarëve të saj ka qenë luftë e drejtë, luftë për liri…
Një fjalë popullore thotë: “Fytyrën e vërtet të njerëzve e zbulon atëherë kur ata nuk kanë nevojë më për ty”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.