Një familje e pasur,dhe fatkeqësia e tyre,
KUR DJALLI I’U HYRI N’SHTËPI
Një familje shumë e pasur, nga të gjith e nderuar,
Një çift më dy djem,më djersën e tyre t’ pasuruar.
Djali i madh ,qe i martuar më një vajzë shumë t’mirë,
Të gjendet një familje kaq e lumtur,është e vështirë !
Rronin në New York,në një shtëpi madhështore ,
T’punësuara aty ishin, gjellëbëresja dhe dy pastërtore.
Familja biznesin e mbanin bashkë,me mirëkuptim e harmoni,
Në mes vedi kishin paqë, respekt dhe shumë dashuri.
Eh, çfarë i ndodhi kësaj familje, që ishin kaq t’bekuar ,
Nga ajo ditë ,kur në shtëpi i’u hyri djalli i mallkuar !…..
I dyti djalë,i kishte mbushur njëzet e pesë vjet,
Dhe u martuan më një vajzë , bukuroshe e vërtetë !….
Nusja e bukur,ishte shumë e poshtër dhe e pa besë,
Njëzet vjeqarja,për dy muaj,familjen e bëri pikë e pesë.
Iku djali i madh,e muar hisen e vet, dhe gruan e tij,
Nga poshtërsitë e nusës s’re,nuk jetohej n’atë shtëpi !…
Prap ankohej dhe ishte e pa kënaqur, nusja e re,
E vendosi që ta ndante t’ shoqin,edhe prej prindërve.
I tha burrit t’ saj, që me prindërit e tij,nuk është rehat hiq ,
E pengojnë ata ,se në shtëpi, shumë i pëlqen,të rrijë lakuriq !
Iku dhe djali i dytë,e muar hisen dhe shtrigen e vet,
I la të trishtuar, dhe duke qarë,prindërit e tij të shkretë.
Iku nuse-Luciferrja,kokë lartë,e dalldisur dhe e gëzuar,
Që arrijti për ta shkatrruar,një familje t’lumtur e t’bekuar !