17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Dila Gecaj

E RRALLË ËSHTË AJO ZEMËR QË S’THEHET

Lere të kaluaren një herë e përgjithmonë, o njeri,
T’ka ngelur rreth qafës si qafore e ndryshkur prej metali ,
Ikin njerëzit prej teje ,i ke lodhur,me t’njejtat fjalë
Kush ishe dikurë, çfarë ke patur dhe çfarë ke bërë .
E kaluara e yte s’i intereson askujtë ,s’ka rëndësi ,
A ke patur apo nuk e ke patur asnjë pikë pasuri,
Kur ta zgjasin doren ,të pyesin : Po si je o burrë ?
Askush s’të pyet kush ishe apo si ke qenë dikurë !

Shpejt ikin vitet ,e kaluara nuk mund të kthehet,

Udhëve t’jetës, e rrallë është ajo zemër që s’thehet,

E kaluara e yte, qoftë shumë e mirë ,apo plot mundime,

Nuk mund të rrosh n’të kaluaren ,por , hidhe pas shpine !….

“”””””””””””””””””””””””””””

SHYQYR QË JEMI SHQIPTAR
Shumë njerëz me fené e tyre krenohen gjithmonë ,
Thonë shyqyr që i madhi Zot na ka falur mysliman ,
Krenar për fenë e tyre nga trojet tona gjër n’Amerikë,
Shumë të tjerë thonë , shyqyr Zotit që jemi katolik.
Unë duke e venë doren mbi Flamurë e Plis t’Bardhë ,
E them n’emër të të gjith juve, shyqyr që Jemi Shqiptar .
Për t’gjith njerëzit është një Zot, lum kush e beson ,
Çdo fé êshtê hyjnore, se vetëm për t’mirë na mëson !

Njësoj si Biblia edhe Kurani janë dy libra të shenjëta,

Janë t’shkruara për terë botën që nga kohërat e lashta

Këto dy libra predikojnë mirësi e dashuri n’mes t’njerëzeve ,

Që t’rrojnë n’paqë, duke iu shmangur të gjitha mëkateve !

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

KUR ASAJ , I’U PLAK BURRI ……..
Një Profesor 40 vjeqar , i martuar i kishte dhe 4 fëmijë ,
Me nxënësen e tij ,17 vjeqare , marrëzisht ra n’dashuri .
I betoheshin njëri tjetrit , n’Diell e Hënë, Bibël e Kuran ,
Kurrë s’do t’ndahen , do rrojnë t’dashuruar përgjithmonë.
Për dy vite fshehurazi vetëm natën janë takuar,
Të dy t’dalldisur, si t’çmëndur duke u puthur e përqafuar .
Që t’heqin dorë nga ajo vajzë, e këshilluan miqtë e tij ,
Ai i verbuar i shurdhuar, s’dëgjonte as s’shihte gjë me sy !…
Dy vite më pas ikën bashkë largë në një tjetër shtet ,
Profesori 42 vjeqar i harroj gruan dhe fëmijët e vet.
Gjërsa ai me maturanten 19 vjeqare bënte dashuri,
Fëmijët kërkonin babën, dhe lahej n’lot fatzeza gruaja e tij !…

U martuan dhe bashkëjetuan t’pa lumtur njëzet e pesë vite,

67 vjeqarit nga pendesa e zhgënjimi i kishte ikur forca fizike …..

Gruaja s’e donte , kur i mbushi 44 kërkonte një djalë azgan ,

Iku nga burri, i dukej i vjetër , se me dike tjetër gjeti derman !….

“”””””””””””””””””””””””””

PO KU JE O BUKUROSH ?
satirë alla popullorqe
Motra e shiptarve po t’ban selam prej gyrbetit,
O ti ma i bukuri, falequm selam Doktorr Shefqeti.
Kosova t’i ka bo hallall krejt gjynahet si i ki bo ,
Tash si je plak , ishalla o xhehnetli , nuk bon mo !
, T’marrin nepër intervista , Kosoven me e mësue
Qyshë me vjedhë , me rrejtë e qyshë me mashtrue.
Nepër shpija t’japin me hongër pite ,laknura e fli ,
Kan thanë si e tranon femnen me ja çkrue ni hajmali !…
Na le pa men, o hoxhë, prej Kosovë deri n’Amerikë
Kur the, Vajza ma mirë me vdekë se me u martue me katolik.
Çikes Hallall i koftë me u martue n’Arabi ose Pakistan .
Djali s’duhet t’jenë shiptar, boll mirë veq me kon musliman .

Vallahi o mreti i përqamjeve ,si ti mos koftë asni hoxhë tjetër ,

Ty jarabil t’i pshurrëshin qent musteqet me gjith mjekerr !….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.