30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Doloreza Spiro

 

 

Të luash lojën e djallit..!
Zgjodha tu drejtohem nga dritarja e internetit.
Se për njerinë kohë te vështira po vijnë.
Shpëtuan ata ,që ikën parajsës e xhenetit.
Ndërsa ne djallit kemi për ti luajtur tragjedinë ..!
22/07/2020 Doloreza Spiro
Dashuria ime kristal..!
Eja me t’mirën ditë, me pjalm’ e nektar
Të nanuritem ,vetëm një cast pranë teje.
Të harrohem e nga ty frymë të marr.
Fryma e gjaku yt ,të më lëvrij në deje.
Pse rri e heshtur ,ke frikë e nguron.
Unë të flas me dorën në zemër.
Ti e di që brenda meje, je embrion.
Dashuria ime është kristal, jo shemër..!
19/07/2020 Doloreza Spiro
“”””””””””””
Të trishtuar dhe friksuar e shoh njerzinë.
Përgjumësh dhe e trokalisur ecën Athina.
Mjaft more njerëz, se e gjunjëzuat Greqinë.
I “hiqni maskat” se virusi nuk erdhi nga Kina..!
15/07/2020 Doloreza Spiro
“””””””””””””””
Nje sirene deti!
Ndali frymen deti, kur dole mbi vale.
Lepinte buzet e kithta, puthte hire e shale
Njerzit te shikonin, shumica mbeten pa fjale.
Ishte nje sirene deti, djersitur si bukvale!
E gjithe paralia t’shikonte e mahnitur
E derdhe sharmin tend, mbi reren e zhuritur.
Erdhe mu ule prane, me bikinin puthitur
Aman se ç’puth vala nuk e paskam ditur!..
Doloreza Spiro 13/07/2020
“””””””””””””
Një zë i vetëm!
Sot kam dëshirë , veç të flas
Të shuaj tafman, kudo që vete
Të më falni ,që po bërtas
Po mjaft kam folë me vete.
Nuk kam zë, shumë kam thirrë
Kam mbytur zërat, për ç’farë na thonë
Kaq forcë kam, shumë jam ngjirrë
Një zë i vetëm, humb në jehonë
Përsa ju thonë mos besoni
Mos u tërhiq nga rruga ku ke për të shkuar.
Gënjeshtar është dhe cicëroni
Që flet për ata, që tjetër kohë kanë jetuar..!
Doloreza Spiro 09/07/2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.