“”””””””””””””””””””””””””””
U nisëm për piknik ,me shi e suferinë
Tokës ,nuk i dukej as koka , as bishti
Pas xhamit njerzit, po shanin perëndinë
Lutej e falej shoferi, që të na mbronte krishti
Ujin e mbledhur përgjatë beharit
Ndodh, që ,qielli, nuk di nga ta çojë
I hap të gjitha portat e rezervuarit
E pafajshme njerzia, zotin do mallkoj
Më në fund, arritëm në qytetin e Livadhiasë
Pikniku ynë, kishte mbaruar pa nisur
Të strukur fëmijët nuk i ndaheshin mamasë
Që mallkonte dimrin për kohën e stisur.
“”””””””””””””””””””””””””””””””
Unë e ti.
Si të ndarë ,sikur bashkë.
Si mungesa , si prania.
Digjen zemrat flak e kashtë
Na flladit dashuria.
Sikur jemi, sikur s’jemi.
Djegim jetën shkumb e hi.
Ngrijmë e çelim si boçemi.
Se dashuria na bën magji!..