A vritet pafajsia..?
Hiqe maskën se ajo të vret.
Pas virusit lufte do sjellin
Se besoja mikun tim profet
Po sot bombat e nxinë qiellin!
Të lutem zbuloje fytyrën!
Maskën e ndalon ligji e feja
Iku virusi, tani shiko mënxyrën
Makina e luftës, gati i ka armët e reja
Qeshja me fjalët e mikut profet
Çuditërisht i doli profecia
Lufta e tretë, n’prag po troket
Në gijotinë po shkon pafajsia!..
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Lulet në ballkon janë tharë
Pranvera as nuk do të vijë
Akoma dimri është duke qarë
Sythat e dhimbjes kanë mbirë
Nuk vjen pranvera kurrë pa lule
Sepse dimri nuk ikën pa dëborë
E çartuar koha dhunon pekule
Njeriu, mbrehu njerinë me armë n’dorë!
“”””””””””””””””””””””””””””
Unë e ti.
Si të ndarë ,sikur bashkë.
Si mungesa , si prania.
Digjen zemrat flak e kashtë
Na flladit dashuria.
Sikur jemi, sikur s’jemi.
Djegim jetën shkumb e hi.
Ngrijmë e çelim si boçemi.
Se dashuria na bën magji!..