8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Doloreza Spiro

Dedikim për babin tim!Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Babai im dikur ishte minator
Mos e shikoni sot se është gjysh
Me kazmen e lopatë në dorë
Ja çante malit zemrën në dysh
E kaloj jetën si punëtor nëntoke
Fale zotit se zuri mali, as silikoza
Me llambë karbiti e kapele në kokë
Dridhej mali si nga overdoza
Minator punoj babi im dikur
Me lopatë i mbushnin vagonat
Të gjallë hynin në galerit si qivur
Dhe si shpërblim kishin tollonat..!

Doloreza Spiro 16/07/2022

“””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, biçikletë dhe teksti që thotë "Më thuaj, e do? poezi izaod Doloreza Spiro Doloreza Spiro Lindi nẽ Librazhd, Tẽ 21 gusht 1977. Shkollen 8-vjeçare dhe tẽ mesme kreu nẽ vendlindje. Studimet larta nẽ shkollën e muzikes (Dance) ka mbaruar nẽ Athinë, ku jeton dhe punon si emigrante. Eshtë e martuar, ka dy femije. do? e thuaj, Mẽ Spiro poezi Doloreza Mề thuaj, e do? Çmimi: 5 euro"

Koha jonë
U vesha në sy të diellit
Kinge , si vjeshta
Putha Babain , në dritë të syrit
Ika si të gjithë , në botë, o ba!
Tungjatjeta!…
Po , Nëna?!..nga zemra..
Kam ca ëndrra Baba!
Dikush pranë meje, kur iku si amanet i la..
Nuk janë ëndërrat e mia
Por na bashkon dashuria.
Qysh atëherë në vjeshtën e parë , nën yje , nën degë
Me puthjen e parë që më kuqloi,
më bëri si shegë…
E , koha mbeti në vend! Dhe ëndrra e tij
Sot me thërret të rend!..
Erdhi mbrëmë natën me hënën , si mblesë përkrah
Më pëshpëriti në gjumë:
Çohu e më sill besën!
Koha jonë, o shpirt kthim prapa nuk ka!

Doloreza Spiro 09/7/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.