PO VDES BREZI I HEKURT, PËR T’I LËNË VEND BREZIT TË KRISTALTË.
Ishte brezi që, pa studiuar kurrë, edukoi fëmijët e vet. Ai që pavarësisht mungesës së gjithçkaje, nuk lejoi kurrë të mungojë esencialja në shtëpi.
Brezi që u mësoi fëmijëve vlerat, duke filluar nga Dashuria dhe Respekti.
Ata që mund të jetonin pa luks, pa u ndjerë të frustruar, po vdesin.
Ata që punuan në moshë shumë të re dhe na mësuan vlerën e gjërave, jo çmimin e tyre.
Po vdesin ata që kanë kaluar një mijë vështirësi dhe, pa u dorëzuar kurrë, na kanë mësuar si të jetojmë me dinjitet.Ata që pas një jete me sakrifica dhe mundime largohen me duar të rrudhura, por me ballin lartë.
Brezi që na mësoi të jetojmë pa frikë po vdes.
Brezi që na dha jetë po vdes.