14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Donika Meta Gjura

Botë Zullumqare!
*
Sa shumë na zhgënjeve,
Ti o Botë zullumqare,
Fukaraja rron me djersë,
I ligu me drogë bën pazare..
Ç’do ditë lodhet, coptohet,
Për një copë bukë thatë,
Ai zuzari rri mendohet,
Ku do t’i prishë paratë..
Ah, moj Botë e poshtër,
Asnjëherë s’pate barazi,
Njëriu i mirë ndëshkohet,
E i ligu dredh zinxhirë..!
Por do t’vijë dhe dita juaj,
Se Zoti është lart n’Qiell,
Sot hani djersën e huaj,
E nesër do t’villni vrerë!
Autore Donika Meta Gjura!
Dt.05.11.2021!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.