20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Dr.Nijazi Halili AAAS New York

LDK-ja një kryetar me mendim dhe vizion ndryshe!

Pas vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës themeluesit të LDK-ës dhe arkitektit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, individ dhe grupe individësh duke tentuar të marrin nën kontroll udhëheqjen e LDK-së, partisë politike më të madhe në Kosovë i shkaktuan probleme të shumta si në strukturat e saj, në shtrirjen e saj, në pakësimin e anëtarësisë së saj, në përjashtimin e figurave kyçe të saj, për poste të pamerituara, për pozita në institucionet shtetërore, për pasuri dhe pushtet të përjetshëm, të pakufishëm dhe të paprekshëm dhe në dëm të interesave të anëtarësisë së LDK-së në veçanti e në dëm të shtetit dhe popullatës së Kosovës në përgjithësi.

Demin më të madh LDK-se i ka bërë kryertari i saj, z.Isa Mustafa më bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të cilët e sollën këtë parti në prag të shkatërrimit dhe në rezultatin e saj më të dobët në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit 2021.

Veprimet politike të krerëve te kesaj partie ne krye me Isa Mustafën, dhe të kryesisë qendrore në përgjithësi te cilët vepruan në dëm të interesave të popullit, të Kosovës dhe në mos përfilljen e vullnetit të anëtarësisë së LDK-së morën ndëshkimin e merituar në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit

Me votat që i kishte fituar nga Vjosa Osmani, Isa Mustafa më bashkëpunëtorë mendonte dhe punonte ditë e natë se si ta përjashtonte nga LDK-ja, Vjosa Osmanin dhe si ta shkatërronte politikisht duke bashkëpunuar me krerët e subjekteve tjera, por asnjëherë nuk e kishin menduan se Vjosa Osmani e kishte mbas me shumë se gjysmën e elektoratit të LDK-së.

Pa Vjosa Osmanin, LDK-ja do ta këtë vështirë të mbijetoj, andaj është koha dhe momenti qe LDK-ja, të filloj sa më parë të bëjë reforma dhe riorganizim në strukturën e saj të brendshme duke zgjedhur kryesinë dhe kryetarin e saj, që ka mendim dhe vizion ndryshe nga ish kryetari Mustafa.

Dr.Nijazi Halili

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.