Shtëpia Botuese “ATUNIS” publikon vëllimin poetik “DIKU MES MEJE E BOTËS” të autores Hasije Selishta Kryeziu
Titulli: DIKU MES MEJE E BOTËS (Poezi)
Autore: Hasije Selishta Kryeziu
Redaktor: Ma. sc. Dr. Sadik I. Gashi
Koopertina : Laura Shulemaja
Shtypshronja : Lena Graphic
UNË BASHKËJETOJ ME VIRUSIN
Unë bashkëjetoj me virusin
Derisa në spitalin tjetër
Rreth librit me poezi “Diku mes meje e botës”, të autores Hasije Selishta Kryeziu.
Improvizim – modelim i motivimit mbi revoltën
Poezia e autores Hasije Selishta Kryeziu, në librin “Diku mes meje e botës” si proces i kushtëzimit shpirtëror, është e ndarë në dy pika të një revolte; e para hapësira përbrenda ankthit-frikës, ndërsa tjetra është ajo më e rëndësishmja e këtij libri, ajo e revoltës.
Çka do të thotë se e para dëshmon ose jep obligim një motivi kreativ, ndërsa e dyta dilemat, revoltën dhe përshkallëzimet tjera shpirtërore.
Poetja duke ecur këtyre njësive kuptimore e krijon një poezi shpirtërore të revoltës dhe shpresës për humanizëm, duke e përcjellur përjetimin e ndjeshmërisë dhe të dhimbjes, ku i zë vend zona konkrete e kuptimit që do të thoja se është një shkallë e pritur e komunikimit me njerëzit që i bashkon në përjetimin paknaqësi-revoltë.
Zona tjetër është zonë e mesazhit të përcaktuar e cila projektohet në praninë e tyre, jo në mënyrë të heshtur, por të përshkallëzuar, e cila në formë të veçantë e përcakton porosinë, vendin se ku shtrihej në spital. Këto dy shkallë, janë dy raste të leximit dhe të përcjelljes së porosisë.
Përmes këtij libri, Hasija duket të jetë analoge me ate që quhet histori e ligjerimit poetik ku kjo formë e nivelizon praninë e komunikimit të humanizmit dhe të asaj që merret me nëntekstin e një poezie, që është niveli i dytë i motivimit improvizues.
Mirëpo, kjo formë midis lexuesit dhe poetes jep qartë një mesazh dhe një kontekst të ligjerimit poetik me lexuesin që nuk mund ta kuptoi, por kur ajo i pret në shpirt të sëmundjes së përhapur, atëherë kthehet kah vetvetja dhe pranon sikur analogjinë që në të shumtën e poezive ndodh ingranazhi poetik, ngritë lartë komunikimin midis dhimbjes, shërimit dhe shpresës që e lënë lirshëm të frymojnë njëra tjetrën.
Që t’i sqarojmë më afër këto dukuri, nga e cila lind mesazhi i poetes, duhet të kthehemi te preokupimet tematike që përbyllet në vet poezinë psh.” Lutja” dhe të objektit të mesazhit të shtjelluar që në të shumtën është një mesazh – poezi, ide, poezi revoltë, poezi frikë dhe përkushtimin e mantelbardhëve dhe sfida e tyre për të arritur te shërimi, nuk e kanë kursyer veten dhe ka dhe nga ata që e kanë humbur jetën për hir të mirëqenies dhe altruizmit për shërimin e sëmundjes të tmerrshme që është mision i betimit të tyre.
Duke qenë e tillë, para një ngjarje që atë njeri nuk e ka prekur brenda në shpirt kjo nuk i duket realitet, sepse ajo nuk e sheh aktualitetin e sëmundjes së përhapjes, por përherë edhe më tepër e ngushton hapësirën e frymëmarrjes që vet duke e munduar se unë nuk kam frikë.
Do të thotë, koha po fillon që nga rreshtat e parë të poezisë të krijoi një dinamikë të ligjerimit të vet, sipas një logjike të dinamikës të ligjerimit individual, në këtë proces, kur njeriu e poetja e pushon jetën në revoltë, ku prej poezive nxjerr filozofinë e një atomike që quhet shpesh frikë e ditëve tona.
Në momentin kur poetja është e vetdijshme për gjithçka që ndodh përbrenda hapësirës ku ajo jeton, i zënë vend edhe kujtimet e qenies së heshtur në reflektimin e tjetërsimit të vetmisë dhe aty lindin krismat që njëkohësisht është hyrje dhe dalje nga tragjedia e saj kolektive. Në këtë pikëzim mbi bazën e disponimit i mveshet edhe termi “ankthe e shqetësim- frikë”.
Kjo formë e shprehjes që lidhet me shqetësim, del zakonisht sikundër peshë e gjërave, ideve, dukurive dhe fenomenit më të keq të kohës sonë, kur pakënaqësia e ruan veten gjatë shtjellimit duke kërkuar kështu idenë në poezi e shohim se ajo brengoset kur njerëzimi dhe populli i saj vdes për mos vaksionim dhe ruajtja nga mungesa e ilaqeve, por jo edhe nga kujdesi shëndetësor i personelit. Kjo do të thotë në rastin e parë se shtrohet kërkesa e frikës si element i pashëruar, por njëkohësisht del edhe si metafizikë të një frike e cila mund të realizohet vetëm atëherë kur kolektivi merr përsipër shërimin e saj.
E, pra pasi në këtë mënyrë shtrohet kërkesa për një vaksinë shpëtuese, të cilën edhe autorja ia përmend emrin.
Kështu në rrjedhjen e kërkesës së parë dhe asaj të dytës për një shërim dhe për një lëvizje të popullit në jetën dhe shpëtimin, poetja thotë kështu “ Më shpëtoni në spital, më shëro mjek!”, kurse poezia tjetër është një improvizim.
Te kjo formë e shprehjes në poezinë e Hasije Selishtës- Kryeziut, e gjejmë atdheun e saj me brenga, por ajo nuk ndalet vetëm me atë, këto brenga i kanë edhe shtetet e botës më të zhvilluar.
Ngjyrimi motivus i shpresës është i pranishëm në poezinë e saj.
Andaj, në poezinë e saj ky projektim imagjinativo-kreativ e filozofik shpesh i jep frymë edhe kuptimit estetik të poezisë, i gërshetuar me humanizëm e altruizëm. Por në disa raste të konsulidimit më të ngjajshëm e më të thellë i shtron pyetjet: “A mund të quhet botë e zhvilluar,- pse dhe çfarë?”.
Kjo shprehje si thuhet i dëshmon dhe i obligon momentet e tilla kreative duke i sublimuar në mungesë të vaksinës e cila na gjenë të papërgatitur në këtë kohë të pakohë. Po tani vaksina së shpejti po vie, është realitet.
Dr. Sadik I. Gashi – kandidat në Ma. sc. mjek specialist i biokimisë klinike