Zoti e krijoi Adamin, gjigant, 70 metra të gjatë…
Eva, gjithashtu, Krijesë gjigante e Zotit…
Dhe më vonë: Intriga, tradhti, mëkate, mallkime, kaos, krime, satanizma…

Adami dhe Eva humbën Bekimin e Zotit, u dënuan të braktisin Parajsën…
Kanë kaluar mijëra e mijëra vjet dhe Njerëzimi, i përmbytur nga Kaosi, u zvogëlua e u zvogëlua, u bë liliput…
Sot, ne, nipat e Adamit dhe Evës – Trup e shpirt, liliputë, mesatarisht 170 cm…
Sot, edhe Evat pasardhëse – Trup e shpirt, lilipute, mesatarisht 170 cm…
O, sa paska degjeneruar ADN Hyjnore e Adamit!…
Shumica e Adamëve dhe Evave moderne, satanistë trup e shpirtvegjël…
Zot, Na shpëto, na rikthe sërish në Parajsë!…