13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Dr. Shefki Hysa

Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) Mision i akredituar në UN, USA, NATO, etj., shqip:

Misioni Diplomatik Paqe dhe Zhvillim, në bashkëpunim me partnerët e vet ndërkombëtarë si: American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP), Academy of Universal Global Peace (AUGP), United Nations University for Global Peace (UNUGP), Diplomatic Society Saint Gabriel (DSSG), si dhe të Bibliotekës së Paqes Globale (Global Peace Library) pranë Zyrave të DMPP, në shenjë respekti për Personalitetin Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë i Kosovës, në mjediset e Resort Select Hill, organizuan një ceremoni solemne, për motivimin e opinionit publik shqiptar për vlerat e veçanta që ka sjellë ky drejtues në Luftën kundër Covid 19. DMPP dhe partnerët e vet ndërkombëtarë, duke marrë shkas nga arritjet e mira të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës si dhe të gjithë strukturave Shëndetësore e Spitalore përkatëse të angazhuara në luftën kundër Covid 19 për mbrojtjen e jetës së qytetarëve në këtë periudhë kaq të vështirë Pandemie Globale, rezultojnë se Armend Zemaj e meriton të shpallet si Ministri më i Mirë i Vitit në Kosovë e Ballkan. Gjatë kësaj ceremonie, për angazhimin e madh dhe kontributin e çmuar në fushën e Ekonomisë, Jurisprudencës, Politikës, Administratës Publike dhe Njerëzimit, për frymëzimin e bashkëjetesës shoqërore dhe paqes ndër-komunitare, si një specialist model i ligjit, si Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, si Ministri më i Mirë i vitit 2020 në Kosovë, si Deputet i Parlamentit të Kosovës, si Drejtor i Institucioneve të ndryshme të Kosovës, si Drejtues i Shoqërisë Civile në Ballkan, si Publicist, si Ambasador Nderi i DMPP, si Aktivist i Njohur për Mbrojtjen e të Drejtat e Njeriut, si Nxitës i Misioneve të Ardhshme që sjellin Paqe dhe Prosperitet për të gjithë njerëzimin, Ministri Armend Zemaj nderohet me Medaljen e Artë Urdhëri i Misionarit të Paqes Martin Luter King. Merrnin pjesë personalitete Misionarë Paqeje si Deputeti Xhemal Qefalia, Gjeneral Dedë Prenga, Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Dr. Kristo Goçi, Zëvendëskryetar i Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, Skënder Doda, President i IPA Albania, Oficer i Lartë i Policisë së Shtetit, Kujtim Qefalia, Administrator i Njësisë Bashkiake Dajt, Dr. Dylbere Dika, Drejtore e Përgjithshme e DMPP, Keti Sula, Pedagoge, Ambasador Nderi i DMPP Nezir Leka, etj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.