10.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Dr. Shefki Hysa Filozofi me Mjekërr të Përkohshme Global Peace Library of DMPP!…

NJË FILXHAN KRIPË!…
Ti, Njeri – Egoist, tani në kohën më të vështirë, Koha Koronavirus, kur na diktohet në njëmijë forma Vetmia, vë një maskë në fytyrë, gati mbulon dhe sytë, merr fëmijën tënd për dore, vetëkuptohet edhe ai me maskë (simbol i mirëqenies tënde në raport me fqinjët dhe të njohurit hallexhinj), dhe drejtohesh hundëpërpjetë për në market, pa dashur t’ia dish për kënd, pa i thënë “mirëmëngjes” as rrugës ku kalon, pa le kalimtarëve që i shtyp me egoizmin tënd.L'immagine può contenere: 2 persone, persone in piedi e spazio all'aperto
Kthehesh në shtëpi me hundën përpjetë, me çantat plot me ushqime, duke e tërhequr gati zvarrë fëmijën tënd që don të përshëndetet me moshatarët që cicërijnë gjithandej, si zogjtë e pranverës, pavarësisht të keqes përqark.
Ti, Njeri –Egoist, mbyllesh në shtëpinë tënde, krenar se ia hodhe dhe një ditë shëndoshë e mirë, rehatohesh e ndjek lajmet nga njëri kanal televiziv në tjetrin, duke shfryrë:
– Na mbyti Koha Koronavirus!…
Në mbrëmje, kur po gatuhet në shtëpi, befas kujtohesh se nuk ke blerë kripë.
Po tani?!…
Me vrap te fqinjët!…
Tani, u kujtuake për ta!…
Troket në derën e parë (vetëkuptohet pa pa maskë nga nxitimi):
– Të lutem, një filxhan kripë!…
Po fqinji, egoist si ti, ca dhe për inat, që ke kohë që nuk e përshëndet, që nuk je kujtuar për të, ta mbyll derën në hundë, gati ta thyen hundën:
– Shporru! – të jehon në veshë, fjala e tij e rëndë, aq sa të dhembin veshët dhe shpirti, më saktë sedra e lënduar.
Troket në dyer të tjera, i njëjti refren:
– Shporru!…
Po ti nuki lodhesh së trokituri se gjella nuk hahet pa kripë.
Dhe pasi shumë dyer të mbyllen në hundë, ti përsëri vazhdon e troket, derisa pas një dere shfaqet Njeriu i Mirë Zemërmadh, që ti kurë nuk ke denjuar t’ia dish për ekzistencën e tij.
Njeriu i Mirë Zemërmadh, të dënjon me durim dhe, i pa fjalë, ta fal filxhanin me gjithë kripë.
Ti as nuk e falenderon, po rend e mbyllesh në shtëpinë tënde, të shijosh gjellën tënde me kripën hua.
Befas, natën vonë, të zgjojnë me llahtarë të qarat e fëmijës tënd.
Bobo, fëmija me temperaturë!…
Rrëmon gjithandej nëpër shtëpi për një paracetamol, po ja që nuk e gjen.
Si duket hunda nuk të ka kujtuar të kthehesh në farmaci për një pako paracetamol.
Dhe kujtohesh përsëri për fqinjët.
Vetëkuptohet, halli i fëmijës të çon dhe në derën e hasmit.
Dhe ti e harron sedrën e lënduar prej “hasmëve-fqinjë” dhe, (vetëkuptohet pa pa maskë nga nxitimi) troket e troket përsëri në dyert e tyre, pavarësisht se shumica ta thyejnë hundën me dyer.
I alarmuar troket e troket, deri sa hapet një derë dhe shfaqet rishtas fytyra e dhimbsur, Njeriu i Mirë Zemërmadh.
Ai të dëgjon, shqetësohet prej kujes së gjëmës tënde, dhe, i buzëqeshur, kthehet e shkon diku brenda shtëpisë së vet, dhe për pak sekonda, që ty të duken orë, të sjell jo një tabletë, po një pako paracetamol.
Dhe ti ia rrëmben nga dora dhe i kthen shpinën, pa denjuar as ta falenderosh, dhe vrapon si i marrë drejt shtëpisë tënde, drejt fëmijës tënd.
Të nesërmen i njëjti refren!…
Të nesërmen i paske harruar pësimet e natës së kaluar!…
Ti, Njeri – Egoist, tani në kohën më të vështirë, Koha Koronavirus, kur na diktohet në njëmijë forma Vetmia, vë një maskë në fytyrë, gati mbulon dhe sytë, merr fëmijën tënd për dore, vetëkuptohet edhe ai me maskë (simbol i mirëqenies tënde në raport me fqinjët dhe të njohurit hallexhinj), dhe drejtohesh hundëpërpjetë për në market, pa dashur t’ia dish për kënd, pa i thënë “mirëmëngjes” as rrugës ku kalon, pa le kalimtarëve që i shtyp me egoizmin tënd.
Deri kur?!…
Mbase deri sa të lodhet dhe Njeriu i Mirë Zemërmadh!…
Dhe atëherë, Ti, Njeri – Egoist, Zemërferr, besoj se do ta pësosh më keq se Zylfo Gënjeshtari, i braktisur nga bashkëfshatarët…
Atëherë, besoj se Ti, Njeri- Egoist, Ti dhe “Stani i Pasurive” të tua nuk do të mund tu shpëtoni dot Ujqve të Vetmisë!…
Dr.

Shefki Hysa
Filozofi me Mjekërr të Përkohshme
Global Peace Library

of DMPP!…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.