13.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Prill 2026

Dr. Shefki Hysa Global Peace Library, DMPP

JAM I LUMTUR SE E DUA PAQEN!…
Kalofshi një të Ditë të Bukur e plot Paqe, Miq!…
Jam i lumtur që ju kam!…
Jam i lumtur edhe kur disa prej jush më shesin tangërllëk për arritjet e tyre dhe shtiren sikur nuk i shohin sukseset e mia!…
Mjafton që ju kam!…
Mor po jam i lumtur edhe me ata që më lavdërojnë sy më sy, megjithëse e di se do të thonë njëmijë të zezat pas shpine!…
Mjafton që i kam!…
Jam i lumtur edhe me ata që vetëm shpifin dhe më shajnë gjithandej, po që nuk e marrin asnjëherë kurajën që të më shajnë ballas!…
Mjafton që i kam!…
Jam i lumtur edhe me ata që nuk më njohin fare, më kanë dëgjuar vetëm namin, dhe më përflasin si të jem Engjëll (në fakt Engjëll jam), që u verboj vështrimin me Dritën e Aureolës sime!…
Mjafton që i kam!…
Jam i lumtur edhe me ata që nuk guxojnë të më thonë as “Tungjatjeta”, nga frika e ca të tjerëve!…
Mjafton që i kam!…
Ky është kolori i ditëve dhe i stinëve të Jetës!…
Më Lumturon vetë Jeta!…
Tekefundit duke rendur nëpër dhiaret, rrëpirat, maloret, kurthet apo trotuaret e Jetës, arrihet Paqja!…
Jam i lumtur që Unë drejtoj Misionin e Misionarëve të Paqes, pavarësisht nga kurthet e satanistëve!…
Në të vërtetë jam i Lumtur se e gjej Lumturinë time te Lumturia e atyre që më rrethojnë, që më duan dhe i dua, që sakrifikoj për ta dhe sakrifikojnë për mua!…
Jam i Lumtur se e gjej Lumturinë te Buzëqeshja dhe Lumturia e Fëmijëve, Buzëqeshje e Pafajshme si e Engjëve të Zotit!…
Jam i Lumtur prej Lumturisë së Njerëzve të Mirë, Engjëj të Zotit në Tokë!…
Lumturia që të ushqejnë Njerëzit e Lumtur është vetë Paqja, vetë Parajsa e Zotit!…
Dr. Shefki Hysa
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.