18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Prill 2026

Dr. Shefki Hysa Global Peace Library of DMPP

GJENERALI, UNE DHE FB
Para disa ditësh e pyeta një Mikun Tim, Gjeneral i NATO:
– A ke FB, o Gjeneral?
– As që bëhet fjalë! E kam mbyllur, – ma ktheu ai.
– Pse?! – u habita unë.
– Lëre mos e pyet! Për shkak të atyre horrave, ushtarëve të mi.
– Ouu?!
– Po, Po!
– Po ç’pate me ushtarët, o Gjeneral?!…
– Si, ç’pata?! Filluan e më bënin karshillëk dhe nuk më jepnin më asnjë like.
– Po si kështu, o Gjeneral?!
– Ja ashtu! Kuptoje dhe ti se FB është një Superportal virtual, ku njerëzit fillojnë e shtiren, nuk paraqiten siç janë në të vërtetë. U zë sytë egoizmi dhe e zbukurojnë aq shumë veten, saqë njeriu real është si nata me ditën me njeriun virtual. Fjala vjen, femrat e zakonshme shtiren si princesha, budallenjtë, si më të mençurit e botës, injorantët si më të shkolluarit, hajdutët si më të vyrtytshmit, satanistët si engjëj, etj., etj. Kështu ndodhi edhe me ushtarët e mi, filluan e silleshin si gjeneralë në FB. Horrat, shtireshin sikur profili im nuk ekzistonte dhe le që komente nuk u bënin më postimeve të mia, po nuk më jepnin asnjë like.
– Po bën shaka më duket, Gjeneral!
– Çfarë shaka, ore?! Po them të vërtetën. Erdhi një ditë dhe komentet shteruan fare, liket u rralluan e u rralluan e pastaj humbën fare.
– Nuk ka mundësi, Gjeneral! Kjo është e pakuptimtë, ose ti postoje aq shumë budallallëqe në FB, saqë ua ke prurë në majë të hundës ushtarëve dhe u detyruan ta braktisin profilin tënd.
Hehe! Përkundrazi, postoja statuse nga më të mençurat!
Nuk të besoj dot, Gjeneral!
– Po deshe mos e beso! Po sa më i mençur bëhesha unë në FB, aq më shumë pakësoheshin liket e ushtarëve, deri sa ma kthyen shpinën fare.
– Ehu, Gjeneral, do të më mbushësh mendjen mua, se gjoja gjete arsye për t’u larguar nga FB. Thuaj më mire se kushedi ç’budallallëqe ishin ato postimet e tua në FB!
– Ore, po të them të vërtetën!
– Nuk e besoj dot!
– Po deshe besoje, po ishte e kundërta. I tërbuar nga ajo braktisje masive, si për inat të FB, postoja ndonjë status pa kuptim fare, ore budallallëk e kaluar budallallëkut, dhe ushtarët çuditërisht më mbysnin në komente gjithë humor e like.
– Ouu?! Po çfarë statuse ishin këto, o Gjeneral?
– Bum! Ose: Bum-bum!
– Ha, ha, ha! Po tall b…, o Gjeneral!
– Të betohem, nuk po tallem!…
– Ha, ha, ha!
– Qesh, ti, qesh, po kjo është e vërteta. Statusi “Bum” më sillte, fjala vjen, njëmijë like, kurse “Bum-bum” dyfishin e më shumë.
– Po si ka mundësi?!
– Epo punë ushtarësh që shtiren si gjeneralë a ku di unë! Mbase ato bum-bumet e mia u kujtonin shpërthimet e bombave në frontin e luftës, mbase dhe pordhët nëpër kapanone.
– Ha, ha, ha!
– Zgërdhihu, ti, zgërdhihu!
– Ore, Gjeneral, mirë që u kujtova, a nuk janë ushtarë rrogtarë ata të tutë?
– Po, rrogtarë janë!
– Hehe, e kishe zgjidhjen, po të ishe aq i zgjuar sa ç’thua!
– E pamundur, nuk ka zgjidhje me ushtarët-gjeneralë të FB!
– Ka, ore, si nuk ka! Të merrje shembullin e ministrave tanë, i pushojnë nga puna vartësit e tyre, po nuk u bënë komente e like.
– Ha, ha, ha! Kjo po është çmenduri, nuk e besoj dot!…
– Ka edhe më. Vartësit nga frika se humbin vendin e punës, postimet e ministrave i shpërndajnë në profilet e tyre dhe japin llogari, po nuk morën sa më shumë like.
– Epo ju jeni popull i çmendur që mbani në Qeveri të tillë ministra! Si mund t’i trajtosh si skllevër vartësit? Të ndodhë diçka e tillë në NATO përfundon në atë të mamasë. Ushtarët tanë janë stërvitur si profesionistë me dollarët e taksapaguesve, si mund të pushohen nga puna për tekat e Gjeneralit? Në punë e në luftë ata janë ushtarë, po në jetën private, e drejta e tyre, janë gjeneralë. Dhe askush nuk guxon të shkelë të drejtat e tyre, si në Shqipëri. Mjerë ju shqiptarët!
– E po ministrat tanë zgjedhin vartës militantë partie, jo profesionistë, dhe i trajtojnë si skllevër.
– Ju qofshi! A e di se ushtarët tanë, puna e tyre, respektojnë më shumë profilet e kapterëve, dihet për interes, se ata kanë në dorë ushqimin, veshtjet, armatimet e gjithçka tjetër, kurse ne, gjeneralët, kemi vetëm gradat.
– Epo të rrofshin gradat, o Gjeneral, se unë të isha në vendin tënd, do t’i ngordhja në stërvitje ushtarët.
– Hehe, kujton se nuk ua bëra ferr stërvitjen, thua ti? Ua bëra, po sa më shumë lodheshin në stërvitje, aq më të kënaqur ishin ushratët. Më respektonin edhe më shumë në detyrë, kurse në FB, aha, më abandonuan fare.
– Si ka mundësi?
– Pikërisht, sa më shumë stërviteshin aq më profesionistë bëheshin dhe si profesionistë të vërtetë, u shpëtonin gjithë kurtheve të luftës. Mbingarkesa e stërvitjes u shtonte aftësinë e mbijetesës në fronte lufte të vështira. Po deshe, mos e beso, po më falenderonin dhe më respektonin shumë për këtë, kurse në FB, më silleshim mospërfillës si gjeneralë.
– Po më çmed fare, o Gjeneral, më duken absurditete këto thëniet e tua.
– Ti nuk më beson e kujton se unë e mbushja me budallallëqe FB, prandaj më kthyen shpinën ushtarët. Po të tregoj një sekret, bëja aq statuse me vlerë, saqë filluan ushtarët rusë e më bënin komente e like. Po më thoshin se ishin gati të dezertonin nga ushtria e tyre për një Gjeneral si unë. Ky fakt fillimisht më gëzoi, mendova se dhe unë e meritoja simpatinë e tyre, mirëpo, kur i thirra mendjes, kuptova se politikanët dhe kolegët mund të dyshonin për trafik sekretesh dhe mund të më akuzonin për bashkëpunim me rusët, pra, të më shpallnin tradhtar. Mjaftoi ky mendim dhe sakaq e hodha në kosh profilin tim të FB.
– E gjitha kjo më duket si mitologji, Gjeneral!
– Kjo është e vërteta.
– Gjeneral, po gjithë ata kolegë të tutë me profile në FB me një numër aq të madh like?
– Po më tregon për ata që paguajnë FB dhe blejnë like?! Epo unë nuk i blej dot liket, jo më kot jam Kryekomandant Amerikan në NATO, jam pasardhës i Gjeneralit të Madh Eisenhower, që shpëtoi botën nga çmenduria e Hitlerit. Unë jam ky që jam, Gjeneral i gjeneralëve.
Po ti shiko të mbash në rresht ata misionarët e paqes, se shumë nga ata të kanë kthyer shpinën.
– Më duket se po më sulmon Gjeneral, sipas strategjisë suaj: Mbrojtja më e mirë është Sulmi.
Jo, nuk pot ë sulmoj, Guvernator, por po të kujtoj se dhe misionarët e paqes po sillen në FB, jo si humanistë të sakrificës, po si guvernatorë virtualë. Shikoje me kujdes këtë punë se shumë shpejt do detyrohesh ta mbyllësh dhe ti FB.
– E drejtë, Gjeneral, edhe mua mund të më zerohen komentet e liket, po FB nuk e mbyll, më intereson edhe thjesht si rjet social për politikat e Misionit.
Ekziston dhe një dallim, nëse ushtarë-gjeneralët e tu janë profesionistë, e justifikojnë me profesionalizmin braktisjen e profilit tënd në FB, kurse ata që shtiren si humanitarë nuk janë të tillë…
– Po misionarët e paqes që po të kthejnë shpinën ty, Guvernator, po thua se nuk janë humanitarë?!
– Po, ke të drejtë, Gjeneral, një pjesë vërtet që na kanë harruar, pasi kanë marrë shumë përfitime nga Misioni ynë, Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), shqip, Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, por ndryshe nga profesionistët që drejton ti, Gjeneral, ata janë thjesht Palaço Paqeje, përfitues që shtiren si bamirës, si filantropë, si humanistë, deri sa gjejnë shteg e hyjnë në Tempullin DMPP, pastaj papritur nxjerrin fytyrat e vërteta prej satanistësh.
– Ha, ha, ha, thjesht të provokova, Guvernator!
Unë e di mirë se puna juaj e mrekullueshme në shërbim të Paqes Sociale Globale nuk matet nga liket. Misioni juaj fisnik është trashëgimi e rrallë e ish-Gjeneralit Dwight D. Eisenhower, Kryekomandanti Famoz i Forcave Aleate Fitimtare të Luftës së Dytë Botërore, ish-President Amerikan në vitet 1953-1961, një nga Presidentët më të sukseshëm të Sheteve të Bashkuar të Amerikës. Ashtu si dhe unë edhe ju jeni pasardhës të denjë të atij Personaliteti të rrallë, punën e të cilit, nuk e tejkaloi dot shekulli i kaluar, nuk do ta tejkalojnë edhe shumë shekuj të tjerë.
– Epo prandaj jemi miq të mirë, Gjeneral, jo më kot jemi edhe Misionarë Paqeje, njerëz të sakrificave, pavarësisht nga liket dhe komentet në FB.
– Jemi, i nderuar Guvernator!
Dhe të tillë do të mbetemi, Gjeneral!…
Dr.

Shefki Hysa
Global Peace Library

of DMPP

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.