Këtu e mijëra vjet të shkuara, kur trojet shqiptare quheshin Pellazgji dhe zotëruesit e tyre pellazgë, (pavarësisht pasurive të mëdha me të cilat e ka bekuar Zoti hapësirën tokësore pellazgo-shqiptare, pasuri që prijësit, udhëheqësit, princat, mbretërit, aristokratët – politikanë, a pronarët politikë të vendit, quaji si të duash, i kanë trafikuar për interesa të tyre, siç vazhdon të ndodhë edhe sot në kurriz të shqiptarëve), pasuria më e madhe e patjersueshme, e trashëgueshme brez pas brezi, ishte Familja.
Luftërat e pafundme për pushtet të shoqëruar me luftërat pushtuese të barbarëve që dyndeshin, vandalizonin e që synonin pasuritë e trojeve pellazge, (pasuri që ishin dikur edhe sot e kësaj dite janë prona konçensionare të të huajve, vetëkuptohet për mirëqenien e prijësve të shitur), shkatërronin qytetërimin, përgjaknin e zhbënin fise të tëra, megjithatë asnjëherë nuk arritën ta cënonin Familjen, vatrën ku ruhet AND-ja shqiptare, ku ripërtëriheshin edhe më fuqishëm gjenet e gjeneza, ku trashëgoheshin gjysh pas gjyshi e nip pas nipi, thesaret e vlerave familjare.

Edhe në periudha kritike, kur qytetërime e raca të tëra zhdukeshin nga luftërat shfarosëse, pellazgo-shqiptarët mbijetonin, rindërtonin si me magji familjen, mblidheshin në prehërin e saj dhe lindnin e lindnin pa kursim fëmijë, djem e vajza, nipër e mbesa, e kështu gjysh pas gjyshi, nën blozën dhe mjegullën e flakëve të luftës, në sajë të Familjes, ruhej gjallë shqiptaria. Familjet e varfëra pellazgo-shqiptare, (në tokën e begatë që ushqente pangopësinë e pushtuesve vandalë, prijësve dhe aristokracisë tradhtare), për t’i shpëtuar përndjekjes dhe zhdukjes, ashtu të pluhurosura nga tymrat e luftërave, strukeshin në sqetullat e maleve, ushqeheshin me bimësinë e egër dhe të shëndeshme, mjekonin plagët me pijet, lëngjet, melhemet, vajërat, shurupet, pomadat e bimëve të shumta mjekësore shëndetësore, me efekte shëruese magjike, prej vetë Dorës së Zotit.
Dhe kështu, brez pas brezi, mbijetonin e mbijetonin…
Pushtuesit sillnin me vete lloj-lloj sëmundjesh, lloj-lloj kolerash e mortajash shfarosëse, lloj-lloj agjentësh aleattë biopushtues, si sot, Koronaviros.
Pra, mbartnin me vete dhe vdekjen e tyre.
Ushtritë dhe ushtarët e tyre pakësoheshin, rralloheshin e zhbëheshin më shumë nga sëmundjet epidemike, që ua tridhnin ADN-në, gjenet, mallkim që nuk u ndahej, se sa nga shpatat e ushtarëve pellazgo-iliro-shqiptarë. Përkundrazi, vendasit, gjysh pas gjyshi, vërtet të raskapitur e të gjakosur nëpër betejat e pafundme, vërtet të uritur, po imunë dhe të paprekshëm nga murtajat armike, njëlloj si sot shqiptarët përballë Pushtuesit Biologjik Koronavirus.
Asnjë mit, legjendë, gojdhanë, rrëfenjë popullore a dokument arkivor nuk flet për pasoja epidemike te popullsia shqiptare, ndërkohë që pushtuesit, si në vendlidjet e tyre dhe në trojet e pushtuara pellazgo-ilire-shqiptare, çuditërisht vetëshfaroseshin.
Mesa duket sëmundjet, epidemitë, kolerat, mortajat, tërë agjentët biopushtues që sillnin me vete, bënin kërdinë mbi trupat e tyre.
Dhe shfaroseshin e shfaroseshin, qoftë dhe nga gripërat ushtarët barbarë, vikingë, romakë, slave, etj., ndërkohë që ilirët vazhdonin e pinin rakinë Gentiana lutea e lloj-lloj shurupërash magjikë që prodhonin familjet e tyre. Dhe mbijetonin.
Sekreti, Formula magjike, Magjia e mbijetesës – Familja!…
Dhe pushtuesit të drobitur nga sëmundjet epidemike, të çuditur nga shëndeti që gëzonin ushtarë ilirë, ndërkohë që shuheshin radhët e tyre, bënin paqe e pakte për formulat magjike të shurupeve e lëgjeve magjike të trevave ilire. (Mbahen mend, rrëfehen gojarisht si mite e legjenda humoristike, janë dhe të dokumentuara paktet e Perandorit Jul Çezar për lëngjet magjike shëruese, apo të pasardhësve të tij, me Mbrentin Gent, për formulën e produkteve të bimës mjekësore magjike Gentina lutea.
Mbijetuam dikur, gjysh pas gjyshi, po mbijetojmë edhe sot, o vëllezër e motra shqiptare. Do mbijetojmë edhe në të ardhmen, nip pas nipi.
Mbijetuam, mbijetojmë dhe do të mbijetojmë në sajë Formulës Magjike, Dhuratë e Zotit për trojet pellazgo-iliro-shqiptare –Familja!…
Shiptarë –Ruani Familjen!…
Harrojini broçkullat e Distancimit Social!…
Prijësit aristokrato-politikanë, të paktën këtu e dymijë vjet, që nga Koha Romake, na kanë tradhtuar!…
E kush i ndalon të mos na tradhtojnë edhe sot në Kohën Koronavirus?!…
Vetëm Familja nuk na tradhton, Familja kjo Formulë Magjike e Zotit!…
(Familja shqiptare, ndër shekuj, kura, vaksina, ilaçi magjik ndaj çdo epidemie, pandemie, plandemie a çdo sajese tjetër e Satanit dhe e ushtrive të tij pushtuese satanike)!…
Shqiptarë, Porosi e Zotit, ruani Familjen!…