7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Dr. Shefki Hysa Global Peace Library of DMPP

Shqiptarë, Pajtohuni brenda Kombit!…
Këtu e kur lindi Njerëzimi, shqiptarët shquhen si paqësorë me fqinjët, agresivë e luftënxitës me njëri-tjetrin në Familje, Fis, Komunitet, Komb.
Shqiptarët nuk u kanë hapur kurrë luftë fqinjëve, nuk i kanë sulmuar kurrë, ndërkohë vriten vëllai me vëllanë.
Shqiptarët shquhen si artistë, aktorë, lider, diplomatë, politikanë, qytetarë të mëdhenj në skenat e botës, janë ndërtues të qytetërimit botëror, ndërkohë që kanë harruar se ç’është qytetërimi, arti, kultura, politika, humanizmi përbrenda Kombit Shqiptar.
Shqiptarët në Botë shquhen si Lider të Njerëzimit, si Perandorë, Sulltanë, Mbretër, Presidentë, Kryekomandantë, Papë, etj., ndërkohë që në Shqipëri janë skllevër të Politikës!…
Shqiptarët nuk guxojnë kurrë të rebelohen ndaj politikave të mbrapshta që kanë uzurpuar Kombin këtu e më shumë e më shumë se dymijë vjet të shkuara, ndërkohë që mllefet ia nxjerrin njëri-tjetrit, vriten e priten brenda Familjes, Fisit, Komunitetit e Kombit.
Shqiptarët ndërtojnë Kryevepra e Mrekulli të Qytetërimit Botëror, si Taj Mahall, Xhamia Sulejmanie, Tuneli i Semeremingut, etj., etj., e këtu, në trojet shqiptare, xhelezohen për punën e tjetrit, shndërrohen në spiunë e xhelatë dhe vandalizojnë vlerat e qytetërimin shqiptar, duke ngritur Tempuj Antivlerash dhe Antielitash!…
Shqiptarët në Botë adhurojnë Zotin e brenda Kombit i shërbejnë Satanit!…
Dhe ata që nuk na duan, tallen me ne e na tregojnë me gisht, duke na akuzuar si barbarë, si njerëz me bisht, egërsira që nuk dimë ç’është shtetformimi e qytetërimi!…
Shqiptarë, adhuroni Zotin brenda Kombit!…
Shqiptarë, Paqen e shpirtit përcilljani njëri –tjerit edhe Brenda Kombit!…
Shqiptarë, është Koha të Pajtohemi brenda Kombit!…
Dr. Shefki Hysa
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.