4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Dragusha Ndue

MIRËMENGJES, BOTË!

Mirëmëngjes botë, ku rregullat s’janë më armë, por pranga,
Mirëmëngjes botë mercenarësh e fëmijësh të lindur mbeturinave kudo,
Mirëmëngjes botë, ku ke gjithçka dhe s’ke asgjë, as ëndrra,
Mirëmëngjes botë, ku trupi mund të kalojë në liri, por shpirti jo!
Mirëmëngjes botë, ku, për të dalë nga ferri, do ngjitesh pa litar.
Ikje a vdekje, apo vdekje me ikje, shpresëvrarë!
Sonte kam nevojë për ty, për t’iu rikthyer jetës, dosido,
Jashtë bie shi i egër propagande…, shikoni!
Erdha të vdes në qytetin tim dhe s’do të jem HERO,
Heronjtë janë njerëz jo të vërtetë, prej silikoni…

Tek liqeni i ëndrrave do të lajnë fytyrën e përlotur, fëmijët jetimë,

Pa dritë në shpirt, me ëndrra të vrara, pa krahë për fluturim…

(D@N- e merkurrë, më 06. 10. 2021)

“””””””””””””””

UNË QESH
Mund të jetë një imazh i 1 person
Unë qesh,
Gjithmonë qesh,
Në përballje me jetën dyfishe.
Unë hesht,
Gjithmonë hesht,
Në kërkim të një bote ndryshe.
Unë nuk qaj,
Kurrë nuk qaj,
Sepse bota vetë qan.

Unë duroj,

Gjithmonë duroj,

Sepse durimi në këmbë më mban!

(D@N- e dielë, më 06. 10. 2019)

“””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

LETËR PËR TY
-I-
Një letër po shkruaj, nën rrezet e hënës,
Se për ty më këputi thellësisht malli…
Çdo natë, i përlotur, në parvaz të dritares,
Rri e bisedoj me yjet, si i marri.
Kjo letër e shkruar thellësisht nën mall,
I trishtuar për vitet që ikën ashtu,
Kur buzët e tua i ndjeja mbi ballë,
E zbrisnin mbi sy, ngadalë, gjithashtu.
Kur ne e vështronim njëri-tjetrin ndër sy,
Si copëza jete ndër puthje gjalluar,
Kur harronim se ishim vërtetë dy,
Ashtu të bërë një, fort përqafuar.
Yjeve ua dinim virgjërinë mitike,
Dhe hënës ja krihnim flokët me qerpikë,
Kur nga gropëzat në faqen tënde,
Shpërthenin tinguj dashurie si muzikë.

Kur ja hiqnim ngadalë mantelin hënës

Dhe ti visheshe në heshtje veç me dritë,

Trupi yt i lëmuar më rrëshqiste pëllëmbës

E dashuria na kthente hapsirës si shpirt…

(D@N- e shtunë, më 05. 10. 2019)

“”””””””””””””””””””

MËRGIMTARËVE
Vargu i gjatë i të ikurve,
Mbars shpresën me iluzione.
Atdheu tkurret në lotin tuaj.

Dhimbjen e këmbëve të zbathura

E hanë rrugët pafund.

Në sytë tuaj, atdheu loton.

(D©N)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.