NË NJË BOTË TË RRËMUJSHME…
Dëshpërimi dhe Shpresa sjellin veç brenga,
Dy të kundërta, që na mbajnë ne në jetë.
Gjëra të rëndësishme përmbledh jeta brenda,
Që shpresa të rritet dhe ushqim të ketë.
Dashuria, familja dhe shoqëria,
Të cilat gjendën në një botë kaotike,
Ushqim për shpresën janë këto të tria,
Shijohen në bukurinë e rrëmujës antike.
Kërkimi, mes kaosit, i përsosmërisë
Është tepër zhgënjyes, shpesh enigmatike,
Por gjëja më e mirë që mund të bësh për dikë,
Është ta lëshë të lirë botës kaotike…
Mbetet vetëm ta kundrojmë bukurinë rrëmujëse,
Jashtë përsosmërisë, në heshtjen delikate,
Duke pikturuar pritjen e dhimbjes depërtuese,
Ku zemra ime rreh një ofshamë larg zemrës sate!
(D@N – e hënë, më 24. 01. 2022)