22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Dragusha Ndue

EJA ME VJESHTËN…
Në emër të dritës që zbret nga qielli,
Në emër të ëndrrave që lindin ndër sy,
Në emër të mallit përskuqur perëndimit,
Eja pranë meje, s’rri dot pa ty…
Eja pranë meje, mëngjeseve me vesë
Dhe mbrëmjeve të etura për dashuri,
Në një vend të sigurtë e plot shpresë,
Larg mjerimit të kësaj bote, në timin gji.
Eja pranë meje, si frut i kuqrremtë,
Mbushur me diell e mjaltë shërues,
Si një mbretëreshë e vjeshtës së sertë,
Me trillet e puthjeve, plot epsh, përmbi buzë…
(D@N-e enjte, më 19. 09. 2019)

Imazhi mund të përmbajë: pemë, qiell, jashtë dhe natyrë

KUR BIE TERMET
Nga muret e “pathyeshme” të lakmisë njerëzore,
Zotat e rremë,
si copa suvaje,
fillojnë të bien që në dridhjen e parë.
Tre sekonda i duhen Zotit të Vërtetë,
Të shembë idhujt e rremë me një Termet!
(D©N)
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, Martesë, jashtë, natyrë dhe ujë
KURORË E VYSHKUR
Tek shteg i vjetër dikur,
Ku lulja rritej me mundim,
Një kurorë të vogël pata thurë,
Që t’ia dhuroja mallit tim.
Ishte pranverë dhe lulet ngadalë,
Po ndanin dimrin me dëborë.
I mblodha lulet me radhë
Dhe thura për Ty një kurorë.
Por ti kishe ikur, s’të gjeta asnjëherë,
Lulet më mbeten ashtu në dorë…
Iknin dimra dhe vinin pranverë,
Në zemrën time vyshkej një kurorë!
(D@N)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.