30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Dragusha Ndue

Sot është dita e tetë e pjesëmarrjes sime në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8- ditë- 8 poezi # PeetMeNotLeake#. Jam nominuar nga miku im Tom Gjokhilaj për të postuar nga një poezi çdo ditë për 8 ditë si dhe një foto e imja bashkëngjitur për secilën poezi. Poezitë në këtë maratonë do të përkthehen në anglisht dhe botohen në një almanak në gjuhën ruse. Sot unë nominoj dhe ftoj të bëhet pjesë e kësaj sfide, poeten Rudina Papajani, Vlorë dhe Trandafile Molla, që të vazhdojnë sfiden. Poezia ime për ditën e tetë dhe të fundit të maratonës është ajo me titull:
MOS HARRONI!
Ju mendoni se nuk vdisni asnjëherë,
Sallave moderne, ku në orgji festoni,
Lakuriq e nxirrni dashurinë e mjerë,
Në pishina, si peshqit, mes shalëve notoni.
Por jeta nuk pyet, ajo shpesh zemërohet,
Duke ndjerë më shumë se ju padrejtësitë,
Se e drejta lëngon, por kurrë nuk harrohet
Që t’i dënojë të gjitha prapësitë.
Dhe në sallat që sot bëhën orgjitë,
Do dergjen krimet e epsheve barbare,
Bari do të mbijë aty ditë për ditë,
Dekoret, stilime për derrat e fshatarëve.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.