23.5 C
Tiranë
E dielë, 24 Maj 2026

Dragusha Ndue

 

WE HAD A GREAT TIME!

-Ne patëm një kohë të madhe-

Në këpucët e vjetra,
Merimangat kanë endur pelhurë,
Dallëndyshet kanë ikur,
Çerdhet e tyre janë prishur mbi mur…
Ti kruan kokën lehtë me njërën dorë,
Por mendja të ka tretur diku, larg,
Mbase nesër mund të bjerë borë,
Mbase dallëndyshet do të kthehen prapë…

Ti përsëri kruan kokën në mendime

Dhe në heshtje qesh me vete,

Eh, botë e palumtur, plot trishtime,

Mbjell dhimbje dhe korr derte!

(D@ N – e merkurrë, më 02. 12. 2020)

“”””””””””””””””””””””””

MJEGULLA NUK KA SY
Bota, një kitarrë me tela të këputur
E melodi të çjerra,
Erërat fryjnë brenda zhguallit bosh
Dhe dramave të mjera.
Unë bie në dilemën “Ç’ritëm të ndjek?!
Cilit tel të kitarrës t’i bie?!
Era vazhdon të fryjë zhguallit të saj,
Veç një melodie…

Ti më kërkon mua, unë të kërkoj Ty,

Ujqërit lodrojnë, mjegulla nuk ka sy…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.