Dragusha Ndue

A KA SHPRESË NË 2021?!
Më në fund e kaluam dhe një vit tjetër,
Me male hallesh mbi supe dhe shpirt,
Me qiell të vrenjtur, me dhimbje të vjetër,
Me lotë gri, që s’tregonin dritë.
Gjithë këtë kohë Bota vrapon,
Si një e çmendur drejt mermerit,
Kudo njerëz të trembur shikon,
Që s’dinë asgjë, si në botën e ferrit.
Ç’të bëjmë me Botën dhëmbëhekur,
Ç’të bëjmë me gropat që u hapen çdo ditë?!
Çdo ditë në gropa futëm të vdekur,
Çdo ditë ndër lotë na mbetën sytë!
Filluam një vit tjetër, të ri,
Me shpresën për të qenë ndryshe,
Që nipat dhe mbesat të vijnë përsëri,
Në çerdhen e tyre, si dallëndyshe!
(D@N – e martë, më 05. 01. 2021)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.