SHKRUAN: NEHAT JAHIU
DREJTËSIA VONON, POR NUK HARRON
Çdo individ pas padrejtësisë që i bëhet nga ndonjë individ apo grupe individësh, klane dhe…, brengosen, por në të shumtën e rasteve i përballojnë padrejtësitë duke thënë se drejtësia vonon, por nuk harron. Shumica e njerëzve nuk i besojnë kësaj thënie, por sipas meje duhet të i besohet thënies së lartpërmendur se me të vërtetë drejtësia vonon, por nuk harron. Një gjë të tillë e vërtetojë nga ajo që kam mund të e vërejë në jetën time.
Në të shumtën e rasteve ndodhë që një individ, grupe individësh, grupe klanore për të i arritur qëllimet e veta mundohen në mënyra më të ndryshme të i punojnë një individi ose disa individve meritorë që të i përgatisin skenare të ndryshme duke i punuar pas shpine vetëm e vetëm që mos të jetë pengesë e arritjeve të tyre qoftë në politika apo… Të tillët nuk zgjedhin edhe mënyrat dhe medotat më të ndyta për të i bë dikujt padrejtësi vetëm e vetëm të i kënaq ambiciet e tij karieriste duke i punuar edhe shokut ose shokve të tij më të ngushtë pas shpine.
E etikojtojnë me gjithëçka dikë vetëm e vetëm të e pengojnë të mos jetë ai ose ata në ato vende ku edhe e meritojnë të jenë, por padrejtësisht gjithëçka bëjnë duke pëgatitur kurthe të ndryshme ndaj të tjerëve vetëm e vetëm për të i arritur qëllimet e tyre dashakeqe. Shumë herë thuhet proverbi popullor: “ Derjtësia vonon, por nuk harron.
Po e përsëris edhe njëherë se shumëkush nuk i beson kësaj thënie ose këtij proverbi, por unë i besoj me bindje të plot se kjo është më se e vërtetë vetëm se duhet pasur durim ndaj padrejtësive, sepse edhe vetë do të habitemi se si individi, individët, grupet, klanet që i kanë përgatitur dikujt kurthe, ia kanë bë varrin dikujt pas shpine mu të tillët një ditë kanë ra në ato kurthe ose në ato varre. Nga kjo edhe vërtetohet se “ “DREJTËSIA VONON, POR KURR NUK HARRON”.