Të ç’prangosemi
Luftuam
Lirinë kush se falë
Ne mbrojtem pragun
Ti na dogje shtëpinë
Për lukunit tua..
Qiellin kam dëshmitarë
dhe të fituar Lirinë.
Të zu mallkimi
I hartës se vjetër,
Ta fshehësh
Nuk kishe mundësi
Si xhamadanin
E mbanim të veshur
Shtigjeve të fitores
Me dashuri.
Të ndryshkura
nuk i lamë pushket
Në bëmë Kosovën!
Nuk e ndezem luften.
©Drita Fejza
Harrnoje velën
Dhe riparo lundrën e vjetër
Të pres në kepin e shpresës
Me ringjallje nise
Furtunën ta përkundi vetë…
©Drita Fejza
Kurrë nuk jam trembur nga jeta
nga askush dhe nga asgjë!!!
gjithmonë kam besuar te e vërteta
edhe pse në heshtje dhe pa zë…
©Drita Fejza