Kuqi e zi në përjetësi… Nëntori i kuq i Shqipërisë, lyer me gjak në histori… 28 Nëntori i Pavarësisë, Nëntori ynë kuq e zi ! Në ç’do muaj Nëntor, nderim për burrat e dheut, të gjithë me flamur në dorë, lavdi epokës së Skënderbeut ! Flamur i bukur,hijerëndë, në shpirt rrezaton dinjitet, krenari në botë,në ç’do vënd, flamuri ynë i kuq,identitet. Flamur i shentë i lirisë, nder,respekt dhe lavdi, aromë e kudo Shqiptarisë, bashkim,forcë e krenari ! Flamur që na trimëron ç’do ditë, flamur që na jep zemër,shpresë, flamuri kuq e zi që shporr frikë, valëvitje e lirë që kurrë nuk vdes ! Sot,të mbështellur në flamur, ashtu si patriotët në Vlorë dikur… patriotët e kombit,nderim përjetë, histora gdhend 28 Nëntor 1912. Të gjithë sot kuq e zi,si dikur… atmosferë,gëzim i Shqiptarisë, respekt e lavdi në emrin FLAMUR, flamuri i lirisë dhe pavarësisë !!
Një poezi shumë e mirë për Ditën e Pavarësisë nga poetja e mirnjohur Drita Haxhillari! Drita i ka thurur bukur vargjet për flamurin kuq e zi, lirinë dhe pavarësinë e Atdheut. Suksese të mëtejshme mësuese! Lavdi patriotëve dhe atdhetarëve që kontribuan në kthesat e mëdha të historisë së shqiptarëve! Lavdi burrit të madh të kombit, Ismail Qemal Bej Vlorës!