17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Drita Haxhillari

Zeneli ynë !!

Dridhu-dridhu-tel i çiftelisë,
jepi tingull melodie poezisë,
me ty gjithë Benda këndon,
Zenel Bastari-krenaria jon’ !
Patrioti ynë-zemër qelibar,
rrënjë identiteti në Bastar,
forca e Tij-shkëmb graniti,
tiraninë n’themel e tronditi !
Zeneli-me çallmë mbi kokë,
artizan flori-i rrall’ mbi tokë,
Zeneli-vjershëror e bejtexhi,
demaskoi ç’do padrejtësi !
Poeti ynë-i drejti dynjasë,
shpirti Tij-zëri i fukarasë,
apel i fort’ n’shesh mejdani,
se i lëngonte fort vizhdani.
Jehon kënga-n’zemër mall,
Zeneli ynë-zhevahir i rrallë,
fjalë/artë-ikonë në histori,
krenaria jonë në përjetësi !!

© Drita Haxhillari.Dt:18.01.2022

“”””””””””””””””””

**Shpirti i poetit të madh !
Trupi yt,po si ngjalë,
si ulli moj syrim ma ke,
të shkëlqen fytyra bardhë,
po si Hëna,lart mbi re.
Buzë të bukura e të kuqe,
dhëmbë të bardhë si inxhi,
kush të sheh…po çmendet,
kurrë s’kam pa këso bukuri !
Ndrin moj bukuri e rrallë,
kur lëëshon balluket n’ballë,
moj belhollë,sodis me mall,
vërtetë dukesh posi ngjalë.
Hiret e tua gjithë lezet…
kësisoj s’ka tjetër në jetë,
më çmënde moj lanete,
të Dua,të kam për vete !
Ejaa,ejaa,çapkënia ime,
tek ty,frymim zemre po lë,
të mbuloj me përqafime…
unë dhe ti,të jemi në NJË !!

© Drita Haxhillari.Dt:30.12.2021

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe këpucë
Pas episodit të djeshëm,ku unë publikova një çetifikatë të thjeshtë,ku pati shumë ndërhyrje dhe replika,u mendova t’u bëj një shpjegim të qartë sot për ç’farë jam,ç’farë mendoj e ç’farë dua të bëj.Po e nis me kryefjalën e përditshmërisë sime….Jam një grua e thjeshtë,që më pëlqen të krijoj vargje.Dikush mund ta quaj poezi,dikush mund ta quaj lirikë,dikush tjetër sipas emrave të tyre,mund ta quaj dhe vjershë.Mua nuk më intereson shumë se si mund ta quajnë.Mua më pëlqen të shkruaj e të shpreh mendimet e mia,në formën më të thjeshtë,duke depërtuar direkt dhe në shpirt të lexuesit.Për mua kjo është kënaqësi.Unë nuk e ndjej veten të gabuar për këtë që bëj,nuk është se vetëkënaqem me një çertifikatë.Falenderimi që unë bëra,është thjesht një respekt ndaj atij që ma dhuroi,sikurse p.sh dhe një lule të japë tjetri apo një dhuratë të vogël,ti do ta falenderosh,pavarësisht mendimit që ti ke.Meqenëse faqja është e imja,di unë se ç’far bëj në të,e nëse dikujt kjo faqe i vret syrin,le ta anashkaloj.Shyqyr Zotit,ai Marku i Facebook ka menduar dhe ka bërë shumë butona aty ! Më bën shumë çudi,kur shumë e shumë të tjerë…jo nuk je poete,jo je e vogël,jo je e madhe,jo kritika,jo kjo e jo ajo…!
Nuk më intereson fare,quajeni si të doni,unë shkruaj,kjo është kënaqësia ime.Mos u keqkuptoni,sepse mbase dhe ata që thurin vargje “të mëdha”apo kritikët e “vetëemëruar”mund të na i quajnë vjersha,por po na i quajtën neve vjersha,nuk ka problem,sepse ne jemi në një botë shunë të madhe,ku dikujt i pëlqen poezia e dikujt tjetër vjersha,sepse ka dhe fëmijë në gjithë botën që duan të lexojnë vjersha,për ata që janë të vegjël dhe akoma se arrijnë poezinë.Atëherë,poezinë po e lëmë për një rrang më të lartë.Befasohem shumë,teksa këta “vetëkritikues” drejtojnë gishtin dhe godasin vargun tim,ndërsa nga ana tjetër,në plot shokë e miq që shkruajnë si unë,atë tjetrin e bëjnë poet,e bëjnë Ismail Kadare,e ngrenë në piedestal.Faqja është e imja,e kam ditar të pasionit tim,e mbaj të pastër si kristal,dhe nuk lejoj askënd ta ndotë me debate e replika të një fjalori banal !! Rrethohem nga respekti i miqësisë sime,gëzohem kur më lexojnë, komentojnë e admirojnë.
Më mjafton kaq !
Nuk pretendoj asgjë,as nuk dua t’ia di ç’farë etiketimesh vënë “të mëdhenjtë”
Unë bëj ç’farë të dua në profilin tim,kam karakterin dhe ndërgjegjen time,etikën e mirësjelljes, këndvështrimin dhe vizionin tim.Unë jam Drita,shkruaj për qefin tim dhe kënaqem kur kënaqen lexuesit që më ndjekin.Nuk dua të arrij askund,sepse unë atje ku doja të arrija,them se kam arritur,kam hyrë drejtpërdrejt në shpirtin dhe në zemrën e lexuesit,i respektoj dhe më respektojnë.Kjo është kënaqësia ime,që nga i madhi deri te më i vogli,dhe në të gjitha profesionet që janë.Theksoj,nuk më intereson asnjë lloj gjëje,kush ka me njëri-tjetrin kundërshti apo “luftë” dhe duan të “përleshen” këtu te faqja ime,joooo,nuk u lejoj !! Kush do “grada” a çertifikata,t’i marë ku të dojë ! Për mua,vlerësues është lexuesi,se mund të jesh ti regjisor i madh,po nëqoftëse filmi ty nuk të ndiqet,atëherë mos u “vetëemëro”për ç’do gjë e mos e quaj veten më “mbi të tjerët” se vjershën a poezinë nuk duhet ta lexojë vetëm poeti ! Po ta lexonte vetëm ai, nuk do bënte libër për ta lexuar i madh dhe i vogël,i ç’do kategorie që ekziston në botën humane.
Gjej rastin t’ju falenderoj të gjithë ju miqtë e mi,që në ç’do varg t’imin modest,më komentoni,më ndiqni,sikur dhe një trëndafil që më dërgoni,për mua është vlerësim dhe respekt ndaj meje.Unë jam e kënaqur me këtë,më shumë nuk dua !
Ndaj miqtë e mi,shyqyr Zotit,gjithsecili ka faqen e tij,është gjë personale,është si kopshti që kujdesesh për të,e mbjell,e vadit,e ujit,e prashit derisa të rriten…e shikon ç’do mëngjes,janë bërë a s’janë bërë,si e si që kopshti të lulëzojë sa më shumë…Unë këtë kopësht e ruaj me fanatizëm e nuk lejoj njeri që të shkeli sipër asaj që unë kam lulëzuar !
Nëqoftëse do,afrohu afër e mer aromën e tyre,nëse nuk do,mer drejtim tjetër,pa asnjë lloj problemi ! Kush ka “pakënaqësi” le të vazhdoj në udhën e vet,le të kapë dhe Qiellin !!
Nëse ndodh ndonjë mrekulli më e madhe,mund të jetë një bonus mbi këtë që unë kam !
Respekt miqësia ime !!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.