“”””””””””””””””””
Pranë njëra-tjetrës !
Shije mirësie..tek ty u fala,
pran’ meje dy mike të rralla,
rreze Dielli..si vet pranvera,
intelektuale me plot vlera…
Shpirti m’u ngroh te votra,
krah meje-dy mike,motra,
zemra gëzoj… m’u bë mal,
mrekulli që të lë pa fjalë !
Zot im-mirësi e ç’do dite…
në shpirtin tim dy fisnike !
N’Shkodër-kam miq e shok,
Syrie-mike e rrall’ për kokë.
Në Tiranë-ku kam identitet,
Lenca-mike,motër e vërtet,
det dashurie-ikon’ n’mirësi,
thesar modestie-krenari !
Syrie-zjarr malli,në Australi,
gojë mjalt,zemër artë,flori,
Lenca-modeli ynë,fat,risi..
të tria në NJË,në përjetësi !!