12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Drita Haxhillari

*Vocërrakja

Ashtu shkujdesur,lozonjare,
bridhja zbathur,në lëndina,
fluturoja si grenxë xanxare,
trazoja breshka,nga “kaptina”
Gjunjëvrarë dhe pis me dhe’
mack’ e egër,zhurmoja pafund,
udh në avion ëndrrash,mbi re,
pemë frutore,s’lija pa shkund !
Ecja krekosur,si një këndez,
me duart prapa,si një djalë,
n’kotece pulash,”vidhja” vez’
komshijt “në gjumë”pa fjalë.
Çapkëne,nuk lija dy gurë bashk’
“grricesha” kush më dilte para,
“mistrece”mbulohesha me kasht’
vrapoja duke kënduar,nëpër ara.
Sot vocërrakja,përkore lezeti,
kuror’ dafine,në pasion e poezi,
si dikur…dhe sot,talentin e treti,
në shpirt ëndërrimtar,si një fëmi!

© Drita Haxhillari.

“””””””””””””””””””

Çaste të trazuara…
Një çast,shpirtin,më ngroh si Dielli,
befas,më ftoh,si rrebesh nga Qielli.
Një çast,më mban,xhevair në duar,
në çast,shpërthen,vlon,i zemëruar.
Një çast,koshere mjalti,ëmbëlsi…
në çast,i mermertë,akull,ftohtësi.
Një çast,si Hëna,rrugën ndriçon…
në çast,me dikë,s’di pse ngatërron.
Një çast,duhemi,deri në marrëzi,
sërish,grindemi,pa mua kush je ti !?
Një çast,e gjjthë bota,je për mua,
në çast,i egër,nuk të njoh,më thua.
Një çast,humbasim në lumturi…
në çast,të heshtur,në pafundësi…
Një çast,dehemi,në gotë dashurie,
në çast,urrehemi,në dolli mërzie.
Një çast,qeshim e gëzojmë,si fëmi,
dilemë retorike,kush dreqin je ti !?
Një çast,digjemi,në mall e pasion,
në çast,reagimi yt më shkatërron.
Çastet,trazuan,shpirtin tim të dlirë,
Ikkk,largohu prej meje,lamtumirë !

© Drita Haxhillari.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.