16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Drita Haxhillari

Etje malli.

Shpirt,më mori malli,
eja,ku më je o xhan…
U dogja për së gjalli,
eja…bëmë derman..
Hedh hapin kuturu…
malli më vjen pas,
s’je,as atje as ktu,
ku je..po të thërras.
Mall në rrugëtim..
mungesë e gjatë.
Eja,syshkruari im,
ashtu si atë natë..
Eja..eja,kalorësi im,
si puhizë në pranver’
freskim në përqafim,
ashtu sikur atëherë..
Eja..eja,si në magji,
si atë natë të vonë..
Në etje malli,unë e ti,
dehje malli,emocion.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:30.04.2020.L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, albero, spazio all'aperto e natura

Ku vajti fjala…!?

FJALË…ku më je,më hyre në hak,
përse më le,shtrënguar në lak !?
Dukesh dhe zhdukesh si mister,
më ngre a fundos në dritë a terr.
FJALË…më braktise,përse e uruar,
gjetkë më bitise,më le të vetmuar.
FJALË..më harrove,mbeta pa shpres’
më dërrmove moj,më preve në besë.
FJALË…po vuaj,dil njëherë përballë,
të lutem më thuaj,je ëngjëll a djall !?
Në akull u vesha..ftohtë si mermer,
merak moj të desha,s’të bëra qeder.
FJALË…që m’u sose,hon në errësirë,
buzëqeshjen murose,në lot të ngrirë.
Në enigëm më lë,dhimbje sa më s’ka,
humba..unë jam një,kurse ti gjithçka.
FJALË…e larguar si vesa në mëngjes,
dhe pse lënduar,unë prap do të pres !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:27.04.2020.L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, pianta, fiore, montagna, bambino, albero, spazio all'aperto e natura

Dua të jem e lumtur…

Mos më hidhni,
kulisa mbi kokë,
në udhën e dritës,
unë jam e lirë !
Jam njeri,
ashtu si ju,
dua të bërtas,
të ulëras,
të këndoj,
të vrapoj,
të qaj,
të gëzoj,
të dashuroj.
Pse lumturia,qenka mekat !?
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:25 04.2020.L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, montagna, cielo, spazio all'aperto e natura

Paradoks.

Afër dhe larg…o malli im,
ndezur dhe shuar…në zjarr,
pritje,përgjumje deri në agim,
ekzistenc’ as mbi tok’ as në varr.
Shumë dhe pak…o shpresa ime,
mbushur e zbrazur…në brendësi,
dritë,errësirë..zhytur në mendime,
përhumbje,as në izolim as në liri.
Strehuar dhe pa çati…o zemër,
plotësuar e thërrmuar..në k’të botë,
kujtuar e harruar…si qenie,si emër,
buzëqeshje deri në dhimbje…në lot.
As sosur as mbytur…o fryma ime,
ngrohur,por sa ftohtë…në zbrazëti,
mbërthyer por flakur…në kujtime…
formulë në paradoks…ironi në utopi.
Fillim dhe finish…o moj dashuri,
mall në pritje…dhe ikje pa kthim,
baticë dhe zbaticë,e qetë,pa kufi,
sfidë në paradoks,ndjenjë në durim.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:23.04.2020.L'immagine può contenere: 1 persona, oceano, spazio all'aperto, acqua e natura
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.