14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Drita Haxhillari

 

Kohë për t’u zgjuar.
Kohë në kohë strehuar,
vjen e ikën…s’di se ku,
formulë e pa zbuluar,
jetojmë…as atje,as ktu.
Ëndërr aq e dëshiruar,
brenda ëndrrës zhytur,
univers i pa limituar…
në zëra mekur,mbytur.
Mbi supe pluhurosur,
oreks në padrejtësi,
ndërgjegje e burgosur,
jo,joo,kështu o NJERI !
Në vlera tjetërsuar,
stampuar në emër,
tërësisht të tërbuar,
pa shpirt,pa zemër.
Skanuar në padrejtësi,
albitra qesharakë kudo,
mos kështu o NJERI,
kjo jetë askund s’të ço.
Akrobaci në dirigjim,
kolonë zanore në ligësi,
dremitje në arsyetim,
zgjohu,ngrihu o NJERI !
© Drita Haxhillari.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze dhe Zmadho
Çast…
Cast,
vetëm një çast,
të mendoj për kohën,
për veten time,
për çastet e humbura..
pa kuptim!
Dua këtë çast,
çastin ta kap në ikje,
për çastin e ngjizur,
poetik!
© Drita Haxhillari.Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz të ulur, Këpucë, syze dielli, bar, jashtë dhe natyrë
*JETA dhe ne…
JETA-e shtrenjtë,e di unë dhe ti,
për c’do krijesë…për ty o njeri.
JETA është luftë,por e bukur ama,
risk,ekzistenc’,që ZOTI na e dha.
JETA-sfidë,c’do sekond,ditë e natë,
batic e zbatic,e shkurtër apo e gjatë.
JETA-ecje kuturu,pa asnjë drejtim…
herë-herë labirinth,me nisje pa kthim.
JETA-si përrallë,disfatë a të lumtur,
si det i trazuar,si një çelës i humbur,
JETA-kopësht me lule ngjyra-ngjyra,
me esencë bio,që na fal vetë natyra.
JETA-e zhurmshme…por e çmuar,
mos e lër të ikë,shtrëngoje në duar !
JETA-na dhurohet,vetëm një herë,
ndaj përqafoje,shijoje këtë vlerë !
Duaje për sot,jo për nesër,as dje,
duaje për tani,duaje për c’farë je !
Plotësohu në shpirt e në zemër,
të gëzosh dinjitet,krenari,emër !
Një ditë,në shtëpizën e drunjtë,
do ikim të gjithë,edhe unë,dhe ti,
ndaj…duaj veten,duaj të tjerët…
frymo e dhuro,dashuri e mirësi !!
© Drita Haxhillari.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.