Enigëm,natë a dit’ në koh’ a në vite..
të pres a më prit,më erdhe a më ike.
Ëndërr a magji,gënjeshtër a mrekulli,
sarkazëm a ironi,ekuacion ti plus ti.
Mjergullnaj’ a qartësi,hije a prezencë,
asnjëher a përsëri,serial a sekuencë.
Herët a vonë…në gjumë apo zgjuar,
as vjen as shkon,lehtas a ndërlikuar.
Mbuluar-zhveshur,portret a karikatur,
hutuar a qeshur,skicim apo pikturë.
Këtu pranë apo aty,anash a përballë,
në udhëkryq të dy,urrejtje apo mall.
Tani a më parë,as hesht as zhurmon,
demostrim pa skenar,në abstraksion.
Kujtuar e harruar,përher’ e asnjëher’
larguar e afruar,ndjenjë apo mister.
Në mbules’ a jasht’ pa çati a strehuar,
në munges’ a bashk’ nyje ngatërruar.
Njohje apo lidhje,aparenc’ a thellësi,
në ngërç a zgjidhje,formulën gjeje ti !