9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Drita Islami

 

…Pushteti dhe pushtetarët e këtuhit, të katandisur në luks, papërgjegjëshmëri, pandershmëri, amoralitet, shkatërues dhe të shkatëruar deri në perversitet, nuk duan t’ia dijnë as për komb e as për fe, po rastise të gjendesh në mesin e tyre si pak i/e njohur, kurrë nuk të shikojnë si njeri, por vetëm si para. Po ndodhi në mesin e tyre ndonjë femër, sado e zgjuar të ishe, sado qëllim – mirë të ishe për të kontribuar diçka, shkatëruesit nuk e lënë pa e shkatëruar, madje deri në çfeminizim.Populli hesht! Kam lexuar nga prrallat e Sheherezadës së “një mijë e një netëve”, treguar mbretit të madh nga bëmat e mbretërve të vegjël, se kur populli hesht, pushtetarët ndjejnë rrezikun sikur një furtunë para shiut, por jo, tek ne po ndodh e kundërta, ky popull hesht dhe hesht, sikur i mungon “grushti që t’i bie malit që s’bëzan”, grusht që kurrë më parë nuk i ka munguar, sikur gjithëçka e ka lënë në mëshirën e kohës, le të bëhet e ç’të bëhet, e dëshmon këtë, shprazja e trojeve tona nga rinia në vendet perëndimore, gjoja për një jetë më të mirë, kurse të katandisurit e lartëpërmendur as që çajnë kokën për këtë tragjedi, sikur edhe ju vjen mirë! Kam shpresë dhe besoj se një ditë kjo e keqe do të ju trokas në derë, por do të jetë vonë.Imazhi mund të përmbajë: Drita Islami

“””””””””””””””””””””

Publioje:Drita Islami

SHQETËSIMI NË DJEP

Mitare n’gjol të gjakut nëpër stinë e mot

Mallkon zogjtë e ikur që lanë çerdhen t’gjorë

E s’i përshëndetën varret me kurorë —

Muranat e dëshmorëve që qanë me lot,

Duf, o duf i zemrës, gur i shpuar n’erë,
Mos vërshëlle se foshnjet i shqetëson në djep,
Që në këngë të nënës përkundet e shkrep
E n’f’tyrë të njomës bëhet shend e verë.
Dielli i mëngjesit vesh këmishë t’purpurtë
Dhe lules së shpresës i jep gjak e jetë
Mos të dridhet vera, ëndërrën pranë ta ketë

Prush t’vakët në hi këmba n’akull ngrirë

Ndër ditët e vjeshtës në vatrën mugëtirë.

Buza n’fjalë t’njomës mos u bëftë e gurtë !

( Abdylazis Islami )

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.