20.4 C
Tiranë
E martë, 2 Qershor 2026

Drita Islami

Me Rastin e Dites Botërore te Poezisë
Poezia ështe gjini e letërsise artistike e shkruar ne vargje dhe tëresia e veprave të kësaj gjinie shpreh nje ndjenjë të ngrohtë, fryme lirike, lirizëm ,ështe dicka e bukur, fisnike. Poezia shkruhej dhe këndohej që nga lashtësia, e posaçërisht nga Greqia e lashtë, Homeri përmend “muzat” nëntë vajzat e Zeusit dhe Mnemozisë, hyjneshat që mbronin format e ndryshme të poezisë. Tri nga keto hyjnesha, si Evterpi, qe mbronte poezinë lirike dhe muzikën, Kaliopi mbronte poezinë epike kurse Eratoja mbronte atë erotike. Përmes fjalës së bukur artistike, që poezia ngërthen ne vehte, majën artit ,ku këndohej heronjëve, ajo epike që nga Ilijada e Homerit e deri tek Fishta i jone, ajo lirike që e hasim tek rilindasit tanë e gjer tek shumē poet bashkëkohorë, dhe ajo erotike që i këndohej dashurisë dhe që shumë poet kane krijuar edhe vargje antologjike per këte formë te poezisë, këtu vlen te përmendim Danten qe i përkushtohej Beatrices se tij edhe pse ajo ishte vetem nentë vjece, Petrarka me Laurën që poashtu ishte dy trembëdhjet vjece dhe po Edgar Allan Po që martoi Virxhinijan e tij kur ajo ishte vetem trembedhjet vjeçe, e deri tek Naimi yne, qe Kadare e quan si profet, Apostull, shpata dhe rrufeja e kombit, aq me afsh i shkruajti dashurise.
”Do te shkrihem te venitem
Si kandili kur s’ka vaj,
Balte e pluhur do te behem
Te me shkel kembe e saj
Dhe te prehem duke puthur
Ate kembe pasandaj.”
Permes fjales se bukur poetike, i kendohej edhe varferise, mikpritjes sone te njohur, deshmoreve te kombit, njerezve te pendes e te pushkes, me nje fjale, poezia eshte shume universale dhe dicka qe me se bukuri shpreh dhe ngroh ndjenjat njerezore.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.