Vatra Shqiptare & Ismail Aliu , pasuroi letërsinë shqipe edhe me një roman tê titulluar ” DONIKA
Dielli do të shkëlqejë përsëri “

Romani ngërrthen në vete një ngjarje shumë interesante dhe ndodh në rrethinën e qytetit historik të Prizrenit, në kullën e Sokol Gjin Jakovës, që brënda vetes kishte bujtinën dhe një restorant. Një kullë e njohur kjo për të gjitha aktivitetet e zhvilluara të patriotëve dhe që u bëri rezistencë të gjitha luftërave! Romanin e karekterizon një gjuhë e rrjedhëshme dhe një stil i të shkruarit shumë i kapshëm për lexuesin . Po ashtu , romani nuk është i ngarkuar me shumë personazhe dhe aq sa janë , janë po aq tërheqës saqë mbahen mend për një kohë të gjatë!
Në roman autori ngrenë lartë sakrificën e motrës për të vëllanë dhe për dashurinë, përmes personazhit kryesor Donika Jakovës një femër me një bukuri të rrallë dhe tipike shqiptare, me një karakter të fortë dhe një dinjitet të paluhatshëm! ( gjë , kjo e njohur botërisht , por tek shqiptarët në veçanti ), poashtu ngrenë po aq lartë dinjitetin , burrërinë dhe fisnikërinë e çlirimtarëve , përmes Kushtrimit , vëllaut të Donikës dhe Bashkim Kosovës , i dashuri i Donikës . Në të njëjtën kohë autori tregon edhe për fisnikërinë e gjyshes Shpresë dhe sakrificën e nënës Agnesa , një grua e ve me një shpirt patriotik sikur të trashëguar nga burri i sajë hero i luftës Sokol Gjin Jakova.Të gjitha këto , duke u përballur me një shpirtëligë, manipulatorë , shantazhues , intrigant , siç ishte Marash Hoti , i cili fundin do ta ketë ashtu si e meritojnë të tillët .Skenarët e këtijë matrapazi sëbashku me Gjon Maliqin, babain e Marigonës që ia kishte ndaluar dashurinë me Kushtrimin por që ky Gjon Maliqi në fund pastroi ndërgjegjen e tij duke treguar të vërtetën,duke i’a lejuar bijës së tij Marigonës dashurinë me Kushtrimin, kurse Marash Hoti,do të kishte si “shpërblim” për bëmat e tijë edhe një varr ndryshe nga varret tjera, një varr të shëmtuar, jo që mbi te nuk kishte mbirë as edhe një lule, por as edhe një fije bari! Një porosi e autorit Ismail Aliu se, tradhëtarët edhe varrin do ta kenë të tillë! Të gjithë pjesëmarrësëve në këtë ngjarje autori ua ka caktuar vendin e merituar, si Gazmend Morinës, Manjolla Kryeziut dhe gjithë të tjerëve, madje edhe hetuesëve për vrasjen e Marash Hotit! Andaj , romanin autori e ka titulluar ashtu , sepse , për sakrifikuesit që jetën e tyre ia kushtojnë atdheut , lirisë dhe respektin e dashurinë ndaj atyre që jetën e falin për të , ” Dielli gjithmonë dotë shkëlqejë përsëri ” .
Lexuesi romanin e lexon me një frymë , sepse , ngjarja e ndërthurur për asnë çast nuk të lë të tërhiqesh , deri në fund ? Autorit i uroj që të na befasoj edhe në vazhdim me romane të tilla , kurse lexuesit i porosisë që mos ta lënë pa e lexuar .