Nëntëdhjetë vjetori i lindjes dhe pesëmbëdhjetë vjetori i vdekjes së poetit Abdylazis Islami.
Këto përvjetorë do i kujtojë me ca vargje nga një poezi e tij, titulluar:
ME TRAP NDËR VALË
Mbaju qiell për një tokë,
Mbaju tokë për një qiell,
Mbaju popull binjak me diellin
Në këtë breg me tufa lulëkuqes,
Me këtë shpirt me plagë t’egra:
Hije t’ka mejtimi n’ballë
Dhe ai duf që n’zemër t’kall.
…………………………………………
Me këmbë të futura thellë në rërë
Thellë nē rërë në këtë tokë.
Mbaju qiell për një diell,
Mbaju popull rreth e rrotull,
Që kur linda bashk me qiellin vetëm në ëndër e krijova diellin!
Para teje e ke detin,
Po ki kujdes me trap ndër valë:-
Një gabim një shekull s’vlim
Ai as ia del e as ia fal!