
RIPOSTIM ME SHKAS
KRIJUESI I SHQIPËRISË SË PËRHERSHME
çdo popull ka një kohë në të cilën shfaqen për të njerëz të mëdhenj që përfytyrojnë mendjen dhe shpirtin e aty kombi, njerëz që bëhen udhëheqës dhe shembull për shokët e tyre , që lënë gjurmët dhe vazhdën mbi karakterin dhe fatin e vendit . Kjo kohë , në çdo vend quhet ; ” SHEKULLI I MADH ” .
Vitet të paharueshme për shqiptarët janë ata të fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë , vite që për Shqipërinë janë të rilindjes së saj ecjeje dhe aty hovi që e bënë ” komb ” turmën e njerzve , dhe që i dha formë grumbullit të përdarë.
Çdo shqiptar i madh dhe i vogël ka ndëgjuar kush është Naim Bej Frashëri, dhe kur kujtojmë këtë emër të shkëlqyer na vinë ndër mend , pa dashur , shërbymet e mëdha që i ka sjellë Naimi atdheut si patriot , si shkrimtar dhe si vjershëtor. Cili është ai atdhetar shqiptar që nuk ka shijuar dhe nuk është frymëzuar nga vjershat e tij ? Cili është ai patriot që nuk ka vajtur tek ky burim atdhetarizmi për të forcuar ndjenjat dhe për të ndriquar mendimet e tij .Vjershat e Naimit e zgjuan kombin nga gjumi i rëndë që e kishte pushtuar dhe i dhanë fuqi dhe guxim të filloj luftën kundër tiranisë.
Duke qenë i syrgjinosur jashtë atdheut , forca krijuese e Naimit dotë ushqehet vazhdimisht nga një ëndërr për Shqipërinë , të cilën ai dota lartësoje deri në misticizëm të thellë , që ia mundëson edhe bekteshizmi i tij.
Si askush deri në atë kohë Naimi do t’i këndojë atdheut me një gjuhë , që më pas do të mbetet bregu prej nga shumica e shkrimtarëve të ardhshëm dotë nisën drejt detit të letrave shqipe . Rezonanca e romantizmit europian , dotë reflektoj edhe në krijimtarinë e Naimit , duke e shdërruar atë në krijues të Shqipërisë ideale . Sikurse Orfeu antik , lira e tij krijuese dotë krijojë Shqipërinë e përhershme , përajsorë e ngulitur thellë në brezat e ardhshëm . Jo më kotë , gjeniu tjetër i letrave shqipe , Faik Konica , do të paralajmërojë se, Naimin dota pres një komb i tërë . Gjuha e Shqipëbërësit , gjithmonë dotë mbetet inpirim edhe për krijuesit më të talentuar të vjershëris shqipe , siç është rasti me Lazgush Poradecin .
Si një yll i përmallshëm e përcjell ky emër rrokullisjen e e botës sonë shqiptare . As fort i i flakshëm as fort i zbeht, por gjithmonë i paqshëm e gjithmonë plot dritë , cilsohet Naim Frashëri , ky ideal i djalëris shqiptare.
Vazhdon …
“”””””””””””””
EDIT DURHAM, për NOLIN me rastin e letrës së NOLIT për të kërkuar ndihmë dhe për të vënë në lëvizje diplomacinë Angleze, për t’i dhënë përkrahje Shqipërisë në aspiratat e saj. Ja një pjesë e letrës nga përgjigjja saj.
I dashur imzot Fan Noli. Jam shumë e prekur nga letra juaj dhe ju falëndëroj për fjalë dashamirëse që thoni për mua.
Ju gaboni shumë kur mendoni se Shqipëria ka shumë miq në Angli. Partitë progreke e prosërbe janë shumë më të fuqishme dhe me influencë. Në Angli ka shumë pak Shqiptarë. Suita e mbretit Zog dhe disa të tjerrë. Mbreti u lejua të vendosej në Angli me kusht që mos të zhvilloj veprimtari politike. Grekët deklarojnë se i gjithë jugu i Tepelenës është Grek dhe se vuan nën shtypjen shqiptare. Në Amerikë ka më shumë njerëz të interesuar për Shqipërinë. Kam pak fuqi dhe jam 80 vjeç. Ju më uroni jetë të gjatë. Mos ma thoni atë. Jam e dërmuar, e lodhur dhe dëshiroj vetëm të shkoj “atje ku të këqinjtë pushojnë së bëri keq dhe ku të lodhurit janë në paqë”. Dhe nuk dua të jetoj dhe ta shoh Shqipërinë të shkatëruar nga plogështia dhe çmenduria e njerëzve të saj.
1943-Londër.