“”””””””””””
Géte né moshën 74′ vjeçare ishte dashuruar në një vajzë 19′ vjeç dhe falë kësaj dashurie i dha njerëzimit një kryevepër dhe ajo ishte e famshmja, “Elegjia e Marienbadit”! Vetëm dy strofë nga kjo kryevepër:
Sa lehtë e hijshme, dritë e ajër endur,
Vozit mes reve porsi serafinat,
Nëpër eter të kaltër e të dendur
Një pamje përmbi lugje e lëndinat.
Kështu ti pe në vallen e gëzuar
Të bukurën mes kaq yjesh rrethuar!
———————————————————-
Të më takoje, rri më pret te dera,
Na prin nëpër kaq shkallë që s’mbarojnë,
Sa behin puthjet flakë e zjarr si vera,
Puthje të tjerra gojën ma mbulojnë.
Plot jetë e hir të mbeti pamja mike,
Me gjurmë flakësh në zemrën besnike!