EDIT DURHAM, për NOLIN me rastin e letrës së NOLIT për të kërkuar ndihmë dhe për të vënë në lëvizje diplomacinë Angleze, për t’i dhënë përkrahje Shqipërisë në aspiratat e saj. Ja një pjesë e letrës nga përgjigjja saj.
I dashur imzot Fan Noli. Jam shumë e prekur nga letra juaj dhe ju falëndëroj për fjalë dashamirëse që thoni për mua.
Ju gaboheni shumë kur mendoni se Shqipëria ka shumë miq në Angli. Partitë progreke e prosërbe janë shumë më të fuqishme dhe me influencë. Në Angli ka shumë pak Shqiptarë. Suita e mbretit Zog dhe disa të tjerrë. Mbreti u lejua të vendosej në Angli me kusht që mos të zhvilloj veprimtari politike. Grekët deklarojnë se i gjithë jugu i Tepelenës është Grek dhe se vuan nën shtypjen shqiptare. Në Amerikë ka më shumë njerëz të interesuar për Shqipërinë. Kam pak fuqi dhe jam 80 vjeç. Ju më uroni jetë të gjatë. Mos ma thoni atë. Jam e dërmuar, e lodhur dhe dëshiroj vetëm të shkoj “atje ku të këqinjtë pushojnë së bëri keq dhe ku të lodhurit janë në paqë”. Dhe nuk dua të jetoj dhe ta shoh Shqipërinë të shkatëruar nga plogështia dhe çmenduria e njerëzve të saj.
1943-Londër.
“”””””””””””Teatri popullor Maqedon, një godinë grandioze, që ka kushtuar dhjetra miliona euro,me lokale,foaje,korridore, buffe ,me lokale të mëdha per makina e dekor dhe me gjitha këto labirinthe artificiale, por, të gjitha këto vetëm për do aktorë të perrallave popullore, ( çorbaxhij ), dhe me një publik po të njëjtit nivel. E gjithë kjo për shkaqe kompleksi të një identiteti dhe për një histori falso, kinse tràshëgimtarë të një kulture të lashtë. Kësaj kulturë të lashtë për të cilën pretendojnë se janë, nuk i duheshte një teatër i këtillë, por ata kishin një teatër, që të gjitha shpenzimet i kishte marrë mbi vehte natyra. Atje shpatet e shkëmbinjve kanë shërbyer si amfiteatër natyror, dielli ka qenë llambadar, deti vezullues dhe grupi i maleve mbuluar me dritë kadifeje – dekor, por me dhjetra mijë spektatorë dhe me aktorë që për 25,shekuj kanë lënë gjurmë në kulturën europiane dhe botërore. Kështu kjo është përshkruar nga një i urtë me mendje të hollë..
“””””””””””””””””””””””””