6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Dritan Hila

Dje, Syri, portali “intelektual” i familjes Berisha, në përgjigje të një statusi për ngjarjen e Velipojës, më kishte sulmuar me bateri të plota. Madje kishte gjetur si webllangosës edhe një gjysmak që nuk dinte as të lexonte pa le të shkruante.

Halli nuk ishte tek Voltana dhe bashkia në ditë të zezë e Shkodrës por tek citimi që i bëja Berishës si shkaktar të 97-tës dhe pasojave të saj që po i vuajmë edhe sot.

Kjo ju dhembi, sepse ju rikujtova se është ai që në ‘97-ën i vërtetoi botës 85 vjet pas shpalljes së pavarësisë se ne jemi komb i paaftë për t’u vetëqeverisur. Dhe kjo është një damkë që do na shoqërojë edhe në 100 vitet që vijnë dhe si producent do të ketë emrin Berisha.

‘97-ta i kujton se me dorën e tij hodhi në diktaturën e anarkisë dhe vrau 3.700 shqiptarë, më shumë nga sa vrau komunizmi në 45 vite. Është ky që tetë vitet e qeverisjes së fundit vrau 30 shqiptarë, 26 në Gërdec dhe 4 në bulevard. I kujtova që ky është njeriu që kërkon përherë gjak dhe për të shpëtuar lëkurën e tij është gati të djegë e ta ndajë këtë vend.

I dhembi sepse i rifreskoi me katër viktima të tjera faktin që edhe të vrarët që kanë ndodhur pas 97-ës, edhe këta katër të Velipojës, kanë në trup plumbat e shkrehur nga armët e depove që hapi. Dhe nuk ka amnisti morale që ta falë dhe retush që të korrigjojë portretin e tij në histori.

As vrasjet e Ahmet Zogut në periudhën mes dy luftërave dhe as ato të komunistëve gjatë luftës së ftohtë nuk mund të krahasohen me vrasjet e njeriut që hodhi në erë, vrau, përçau shqiptarët në një periudhë kur bota dhe Evropa ishte në paqe dhe prosperitet. Ndaj i dhemb sa herë i kujtojnë vrasjet

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.