15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

 Duhet t’i Ju bëjë disa pyetje të nderuar lexues; a Jeni të kënaqur me qeverisjen e vendit pas viteve 90’ ta dhe para saj? Dhe a mund të qeveriseshim më mirë?

Frederik Ruço  .

   Duhet t’i Ju bëjë disa pyetje të nderuar lexues; a Jeni të kënaqur me qeverisjen e vendit pas viteve 90’ ta dhe para saj? Dhe a mund të qeveriseshim më mirë? Ku Janë Elitarët e vendit pas viteve 90’ta për të nxjerrë një konkluzion, nga qeverisja një partiake e sistemit stalinis-titist-enverist? Përse heshtin? Mbase i mundon mentaliteti i rrënjosur i sistemit. Unë do thoja jo; sepse intelekti i tyre është gjysmak, të cilët e kanë trashëguar nga shkolla e socializmit që formoi njeriun e “Ri”; sigurisht, jo të gjithë, shembuj pozitiv ka me bollëk, i kam koleg të zemrës, nga të cilët kam marrë eksperiencën e tyre kombëtare. Por sistemi i ja uli kokën për atë kohë. Atëhere; kush është shkaku i heshtjes së  pjesë tjetër që nuk rreagon? Sigurisht paaftësia ose mosdashja për të nxjerrë në pah sistemin që ende po na mundon. Tani po i drejtohem intelektit në fjalë: përse merreni nëpër mediume e bëni analizën pas ndodhive, kur kemi fuqi mendore t’i ndalojmë pa u shkaktuar ato? Këto dhe shumë pasoja të tjera i kemi peshqesh nga sistemi i “unit”, pra intelektit socialist të cilët nuk e meritojnë të quhen të tillë, se s’kanë menduar kurrë për shtresat në nevojë, atyreve i përket ky term “social” rreal. Nuk është kollaj të pastrosh politikën shqiptare nga mentaliteti i “unit”, sepse ato janë protagonistët kryesor për të krijuar shkaqe, dhe pasoja. Nëpërmjet kësaj fabule, po citoj; E pyeti një udhëheqës shteti si puna këtyre tonëve një besimtar; “Çfarë ka më të shkëlqyer se lutja? ”Besimtari iu përgjigj; “Që ti të flesh deri në mesditë, në mënyrë që gjatë kësaj kohe të mos i shkaktosh vuajtje qytetarëve”

     Që pas Bashkimit që bëri Skënderbeu të Principatave në Shqipëri, fillimisht në Mars të 1443, dhe më 1444 Kuvendin e Lezhës, nuk kemi patur më Bashkim të mirëfillt si ajo. Sllavët dhe Këtë Bashkim kanë dashur t’a shtypnin që në djep, po nuk i heci. Elitarët e sotëm që e mbajnë veten si të ndershëm e të mënçur përse nuk e bëjnë një hap të tillë si Skënderbeu, kush i pengon? Janë bërë me dhjetra Kuvende shumë të nevojshme, dhe të Rëndësishme të cilat Janë dështuar në saj të ndërhyrjes së Kishës Sllave. Po tani përse këta intelektualë nuk e bëjnë një hap të tillë? Kush i pengon? Le të dalin të bashkuar në mendimin se pa bashkuar fillimisht mëndjen e intelektit Kombëtar atdhetar nuk mund të ketë progres në të gjitha fushat e shkencës që bijen zhvillimin Kombëtar. Këta intelektualë, nuk i pengon njeri të marrin në dorë fatet e mundëshme që sjell koha e të pastrojnë politikën mjerane të parpambetur e ta shpëtojnë një herë e përgjithmonë politikën sllaviste që ka shekuj që po shpërbën kombin shqiptar.

     Që të pastrohet politika shqiptare, sefte duhet ndryshar mentaliteti i “unit”. Uni është një ves i keq, dhe është i vetmi që lenë shteg për ndërhyrje politike të konspiracioneve, të cilëve ju hapet rruga të komandojnë më pas tërë politikat në Shqipëri. Në Shqipëri Janë krijuar pas viteve 90’ta në bazë të ligjit shumë parti, dhe kjo inisiativë e yshur nga sllsvët, ka bërë që të mos ketë një shtet serioz. Pastrimi i politikës së sotme sëbashku dhe i sistemit që ka sjellur, do kohë e punë të palodhëshme për t’a hequr qafe. Duhen përveshur mëgët deri siper bryleve papërtaci. Pluralizmi Politik në Shqipëri favorizon kospiracionet për të prishur ballancat e bërjes së shtetit të së drejtës dhe ati ligjor demokratik të pavarur nga konspiracionet. Sikurse thashë më siper Janë krijuar shumë parti të cilat për mua këto i quaj bajraqe, që prishin ekujlibrat që thashë më sipër. Kurrë mos i beso dikujt; (kryetrëve të partisë) të cilët kanë zhgënjyer vazhdimisht dhe përsëri do zhgënjejnë, sepse e di që t’i do të vazhdoje t’a falje. Kryetari përsëri pret votën nga i mashtruari.

     Kryetari i ngjan ati që di të bëjë numëra shpejtësije që Ne i themi “sihirbaz” (zhduk gjërat sy përsy). Pra sejcili ktyetar partie është “copi” i tillë. Ky kryetarë, mban flamurin e Partis së tij dhe e vendos për krah flamurit shqiptar dhe atyreve Amerikan, Anglez, Gjerman, italian etj. Të gjithë kryetrët krekosen se krytari është mik i tyre dhe Shqipëria bëhet vetëm nëpërmjet këtyre kokoroshave që s’kan në mëndje të tyre veç të duken e të përfitojnë ndonjë karrige, pavarsisht vlerave që sjell ajo të mira a po të këqija.

     Sistemi politik qeverisës I sllavizmit që u vendos në Shqipëri më 1945 i ngjan një rruge të pambarimt e cila është domosdoshmëri për t’u pastruar. Ky sistem qeverisës, ka sjellë atë që po përjetojmë sot. Kush do ta pastrojnë, ata që nxorën ligjin multipartiak? Përkundrazi, ata duan t’a bëjnë më të vështirë qeverisjen, dhe t’a lejnë Shqipërinë në tranzicion të përhershëm. Se pikrisht nuk i kanë vënë kot të përzgjedhurit e tyre në krye të partis. Këto kryetar e të tjerë që po dalin si këpurdhat pas shiut, nuk bëjnë gjë tjeter veçse çorjentojnë qytetarët e uritur, që nuk dinë ku të vrapojnë më parë për të dhën votën. Pra ku është fitimi këtu që këto kryetarë premtojnë dhe vetëm premtojnë? Qëllimi i tyre është të mos ketë kurrë stabilitet qeverisës në Shqipëri. Pse, kështu duan Europianët që kanë dashur coptimin e shqiptarëve që në shkullin e VI? Ku qëndron enigma e Europës? Që shqiptarët të kthehen domosdoshmërisht të krishterë e sidomos Katolik? Akoma nuk e dijnë Europianët se shqiptarët fenë e kanë dorë të dytë? Bilës shumica nuk duan t’ia dinë farë për fetë, të cilat dhe për mua i ngjajnë partive. Sejcili propagandon teorin e vet, dhe si plas se ç;thonë të tjerët. Pse kjo është jeta, duke mashtruar?

Rruga për të pastruar politikën ngjan si ato rrugët e fshatit që kanë dekada pavënë dorë, ku janë krijuar gropa e pellgje uji të ndotur pambarim. A mund të dalësh në krye të saj pa u bërë me baltë, kur në të ka rënë shi e breshër pa pushim me dekada? Për të dalë në krye të saj pa u bërë me baltë, ka vetëm një rrugë; ajo do asfaltuar me disa korsi që sejcila korsi në mënyrë të armonishme mos të pengojnë korsinë tjetër; (kupto) në punët e qeverisjes së vendit. Dhe këtë rrugë mund ta pastrojnë vetëm ata që duan të mbrojnë pragun e shtëpisë se tyre e që në ballë kanë të shkrojtur; Jam zot i këtij vendi dhe nuk lejoj të livadhiset  si t’i dojë komshiut. Dhe këtë mund t’a bëjnë vetëm intelektualët atdhetarë. Po sqaroj: termin “intelektual”; këtë temë nuk e kanë vetëm ata që kanë mbaruar studime e larta, intelektin e ka dhe ai që s’ka hiç shkollë, por e ka të lindur nga trashqgimnia prindërore.

Frederik Ruço                                                                   Tiranw /08/12/2020/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.