7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Dy shkrime nga Altin Disha

 

Rivaliteti i të mëdhenjëve dhe komploti sllav

Synimi për të mbisunduar dhe për të diktuar regjim, thuajse s’kishte e s’ka të ndalur në genin njerëzor. Rivaliteti çoi në zanafillën e konfliktit që nga bijtë e Adamit dhe geni njerëzor u bë pjesë e këtij konflikti. Lëre se u bë pjesë e këtij konflikti për rivalitet, por në psikologjinë e tij lindën plasaritje të forta neurotike saqë, për këtë rivalitet, sajoi edhe doktrina besimi.
Ishte dhe mbetet një papjekuri e qenies njerëzore dhe që ngre hipotetizëm gjerë në kujë e që prek kupën qiellore dhe shenjon një sarkazëm të pafund!
Të gjithë thirren në liri e baraspeshë të ekzistimit të diversiteteve në komunitetet njerëzore, por kjo ishte dhe është vetëm një slogan hipotetizmi!?
Në historinë e njerëzimit, për mbisundim kundrejt tjetrit, njihen si konflikte të forta për të diktuar regjim dhe hierarki pushteti.
Një konflikt i tillë ishin edhe dy luftrat me përmasa botërore dhe komplotet që pollën më pas. Një rivalitet i tillë mes të “mëdhenjëve” la pasoja edhe në kontinetin që mban emrin e njërës nga hyjneshat e antikitetit pelazgo-ilir, të hyjneshës Europa. Dy herë konflikt luftrash për mbisundim dhe më pas justifikim se kush ishte fajtori?!
Në gadishullin Ilirik, gjërat rrodhën edhe më keq seç mud të mendohej. Sapo kishte thyer qafë e ashtuquajtura “perandori osmane” nga ky gadishull, pinjollët e ilirianëve u gjetën para një akti të kryer, sepse “osmanllinjët” kishin lënë pinjollët e vet-sllavët, me pëlqimin e aktorëve që ishin edhe motivuesit e këtire konflikteve. Sllavët mezi pritën për të vazhduar krimin dhe asgjësimin ndaj popullit autokton të Gadishullin Ilirik.
Me mbarimin e Luftës së parë Botërore, që shëni përplasje të fortë të të gjithëve kundër të gjithëve, në Gadishullin Ilirik solli komplote të reja që për autorë kishin dhe vazhdojnë të kenë sllavët e ardhur nga stepet e Rusisë. Justifikimet e sllavëve, për konfliktet në fjalë, në Gadishullin Ilirik ishin dhe janë se ne ndjekim dhe asgjosojmë mbetjet e perandorisë osmane, lexo: autoktonët e këtij gadishulli. Për të qenë të besueshëm para diplomacisë injorante të kohës, sllavët, sajuan dhe sajojnë ekuacionin që u shërbeu dhe u shërben si një mekanizëm për të asgjësuar popullin autokton në këtë pjesë të Europës, duke e shpallur veten si “ruajtës dhe kultivues të qytetërimit të këtij kontineti”!?
Është një sarkazëm i fortë që vetëm sllavëve dhe diplomacisë naive të Europës mund t’ju shkojë për shtati, sepse kriminelët i shpallin si shpëtimtarë dhe, popullin vendas-pinjollët e ilirianëve i shpallin fajtor për mospasje “rendi e qetësie” në këtë territor.
Përmes ekuacionit, të sipërpërmendur, sllavët sajuan shtetet e tyre mbi shtatin e Ilirisë. Pas Luftës së parë Botërore, u trand mali dhe polli një mi; u sajua shteti serbo-kroato-slloven, por që ishte shtet ekskluzivisht serb dhe krimogjen, kohë kjo kur pinjollëve të ilirianëve iu mvesh atributi “mbetje të perandorisë së osmanllinjëve-mongolëve dhe u hartuan projekte për asgjësimin dhe dëbimin e tyre.
Me të përfunduar konflikti i Luftës së Dytë Botërore, kësaj radhe u trand mali dhe polli më shumë minjë në Gadishullin Ilirik, u sajuan shtete të paqenë më parë dhe u bekuan nga diplomacia që ishte dhe është e verbër. Pronoi që të legjitimonte shtete fantazmë edhe pse i kishin themelet e tyre mbi krimet e kryera ndaj autoktonëve, kjo nuk e prekte ndërgjegjen e Eropës “hyjneshë”. Të ardhurit nga stepet e Rusisë vazhduan që ta përdorin levën e tyre, duke i fajësuar vendasit si bashkëpunëtorë të fashizmit. Me këtë thurrën justifikimin më neurotik që mund të pjellë truri njerëzor. Më pas, lëre se i ndanë i e copëtuan autoktonët, krijuan mekanizmin e shantazhimit kundrejt tyre dhe sajuan kontestin për të mohuar kontekstin e logjikës së gjërave. Me këtë, autoktonët-pinjollët e ilirianëve, i vunë para një statuskfoje si krishtin të farkëtuar në kryq dhe të shpallur fajtor.
Kjo amulli ua shplau trurin pinjollëve të ilirianëve dhe krijoi diversitete të mëdha në mesin e tyre, saqë, edhe sotë e gjithë ditën këta pinjollë po meren me imtësira që nuk çojnë peshë në proceset e gjithëmbarshme.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Evropes kuzhina i udhehiqet nga shume gatues, sidomos nga treshi gjermanik, gjermanet, anglo-saksonet gjermanik dhe franket poashtu gjermanik por te romanizuar. Derisa keta 3 kusherinj nuk vendosin se cila eshte menyra me e mire per ardhmerine e saj ajo bie viktime edhe e vetevetes e ku mbeti e vegjelise per rreth.
Mirepo Franca vecanarisht vuan nga sindroma e Perandorise se klasit dyte, violina e dyte prandaj bashkepunon edhe me Rusine dhe sllavet duke synuar te perfitoje nga pala e trete sepse anglo-saksonet i zhdepen dhe i rrahen kudo edhe gjate luftes njeqindvjecare (116 vjecare) por edhe ne skenen boterore ne cdo kontinent, e debuan Napoleonin nga Egjipti ashtu edhe sic e fituan ose e paguan te braktiste kontinentin Amerikan verior me perjashtim te provinces se Kebekut frankofoles qe ka mbetur si muni ne shi, e rrethuar me anglofoles. Francezet nuk e kane problem te bashkepunojne edhe me armikun e perbetuar anglo-sakson, mirepo edhe gjate L2B Çërçilli aleat ia fundosi floten, mjerisht dhe shkaktoi 1200 viktima te pafajshme sepse anglezet tallen me francezet dhe ata e kompensojne kete mangesi me aleance me cdonjerin, jo vetem Gjermanine qe poashtu i zhdepi por edhe me vete Rusine e cila poashtu nuk arrit te behet Perandori kurre ose me Angline qe dhelperisht u terhoq nga blloku Evropjan sepse se bashku ishin me te forte dhe bashke me Ameriken mund te mbrohen nga cdo bllok me i madh qofte tregtar qofte ushtarak, perndryshe asnjera prej tyre nuk qendron vete nga zhvillimi aziatik, kinez edhe rus dhe me siguri edhe turk, qe te gjithe presin te dobesohet Evropan si dikur gjate humbjes se Konstantinopojes sepse kusherinjve te brendshem nuk u mjafton gjithe ajo pete e madhe. Besoj se Evropa nuk duhet quajtur kurve, se paku te gjithe e dine, por c’te bejme kur te gjithe per rreth jane me kopila te fshehte.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.