Shkruan: Sami ARIFI
Atdhetari Patër Gjergj Fishta!…
U lind n’fshatin Fishtë t‘Zadrimës, yll i ndriçuar i shqipës! Mësimet fillore i mori n‘Kolegjin Françeskan, që drejtohej nga arbëreshi Leonardo De Martrino që erdhi nga Italia n‘Torishan! Për t‘mësuar gjuhë ai e frymëzoi, italishtën, greqishtën antike, latinishtën që punën n’studime shumë ia lehtësoi!
Fishta studimet e mesme n‘Bosnje i mbaroi, Gjermanishtën, frangjishtën dhe serbo-kratishtën për bukuri i mësoi! Për atdhe Fishta nguliti dashuri, për kombin bëri lavrimin n‘gjuhësi!
Posaçërisht për shqipen si gjuhë e parë, poeti kroat Silvije Strahimir Krajçeviq thoshte: shqipja është nga gjuhët më poetike n‘tërë Evropën mbarë!
Ai krahas studimit filozofisë dhe teologjisë, botonte edhe n‘revitën e „Albanisë“! Ai lexonte poetë klasik, Homerin, Danten, Alfierin, Monzonin e të tjerë prore, shkruajti „Bukolikët e Virgjilit“, këngë baritore!
Fishta ishte emruar më 1903 në shkollën Françeskane drejtor, vendosi që shqipja të mësohet n‘të gjitha lëndët mësimore si gjuhë e parë!
Ai botoi librin me këngë shqipe n‘Zarë t‘Kroacisë, i cili libër ilegalisht u shpërnda në tërë trevat e shqiptarisë! Për Fishtën shkruante Ana Luka më 1991 n‘Romë që atij i shkonte përdorë, thoshte se është poet, hartues i alfabetit dhe regjisor! Dramaturg e piktor, ku fli për atdheun bëhej n‘çdo çast e orë! Për atdheun e tërsinë, flijohej për Shqipërinë!
Vjershërimet e tij ishin t‘pakrahasimta, me atdhetarizma të pambarimta!
Fishta shkruante: „O Perëndi a njeve tradhëtarin, na lanë pa atdhe, e Ti rrin e gjuan me rrfe, lisat nëpër male kot“
Juda Makabe vepër dramatike, shkruar përmes vargjeve lirike! Tradhëtari brenda pa masë atdheun dëmton, këtë t‘keqe çdo komb e lufton!
Kryevepër poetike Fishta ka „Lahutën e Malcis“, me 15.600 vargje t‘realizuara n‘epikën letrare t‘shqiptarisë!
Fishta ndërroi jetë duke lënë fashizmin e Italisë, por shpresonte se s‘do t‘ketë jetë n‘trojet e shqiptarisë!
N‘ditën madhështore t‘vdekjes këtij burri, dietari Hafiz Ali Kraja një vështrim i hudhi! Duke iu dridhë zëri, një krahasim bëri! Poemën e Lahutës Malcis, e krahasoi me t‘Shuman Virdusit n‘antikë t‘Persisë! Fishta nderimet me domosdoshmëri, i futi n‘zemrën e kombit të tij!
Veprat e Fishtës me shumë madhështi, atdhetarë për mote do t‘i mbajnë n‘gji!… —————- LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË PATËR GJERGJ FISHTËS!…
Shkruan: Sami ARIFI
Atdhetar, Intelektual dhe Ideolog HASAN PRISHTINA!…
Hasan Prishtina u lind n‘qytetin e Vushtrrisë, mësimet fillestare aty i kishte nisë! I kreu me sukses t‘shkëlqyer ndër të parë, ishte nxënës i vrullshëm dhe guximtar!
Ai vazhdoi shkollimin n‘gjimnazin grek n‘Selanik, u njoh me vepra t‘igeologëve francezë, që bënë shumë sisteme shtypse për t‘ik! Me vepra t‘iluministëve francezë: Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusoit; për lirinë e atdheut zemrën ia kishin ndezë!
Studioi n‘Stamboll n‘Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, u brymos me veprimtari çlirimtare jetije! Ai kishte edukatë t‘thellë familjare, Me tipare t‘veçanta atdhetare!
Hasani njihte shumë gjuhë: frëngjishtën, arabishtën, çerkezishtën, anglishtën, greqishtën, gjermanishtën, italishtën, serbishtën e turqishtën! i aftë ai për çdo situatë, për çështje t‘atdheut dyert me i hapë!
Si përfaqësues n‘vitet 1908-1912 i Vilajetit t‘Kosovës n’tërësi, n‘mbrojtje t‘drejtave t‘shqiptarëve bëri tribunë n‘Parlament ku ishte ai! kthesë e madhe historike vendimtare, për tërë popullatën shqiptare!
Kur u formua klubi „Bashkimi“ n‘Shkup, ishte edhe ai pjesëmarrës n‘këtë klub! Xhavit Pasha shtypës ndaj shqiptarëve i paparë, Hasanin e mundonte që ky shtypës vërsulej mbi kryengritësitë shqiptarë! Vazhdojnë kryengritjet shqiptare më 1910 prap, Xhavit Pashë mizori i lau me gjak!
Hasani n‘Parlamentin turk ishte i zjarrt, për t’ndalë shtypjen mbi shqiptarët me fjalim t‘art! Kur një deputet turk foli keq për historinë shqiptare, Hasani i thotë se, populli im ka zanafille kur ju atëherë s‘ishi fare!
Hasani kërkon shpërndarje për qeverinë tragjike, Xhavit Pasha thotë se, kjo ëdhtë vepër e juaj ideologjike!
Gjyqësia turke i jep Hasanit dënim me vdekje nga jeta për ta larguar, por sulltan Mehmet V. Rashiti e kishte anmistuar! Hasani n‘Parlamentin turk zgjedhet shumëherë deputet, ai gjithnjë vazhdoi veprimtarinë për çlirimin e popullit të vet!
N‘triumfalizmin e 5 majit e 18 gushtit 1912 n‘beteja, n‘krye me Hasan Prishtinën u bën çlirime t‘reja! Toskë e Gegë ishin besatuar, n‘Shkup ngritjen e flamurit dykrenor për ta vënuar! Me marrjen e Shkupit u liruan mbi 1000 shqiptarë, që turku më parë n‘burg i kishte marrë!
Pas këtyre ngjarjeve shumë t‘zvarritura, Qeveria turke pranon 12-të nga 14-të pika! Për një autonomi me kufi etnik, Serbia e nxitur nga Rusia ishte çorodit!
Me 14 tetor t‘vitit 1912 ushtria serbe Shkupin e pushtoi, Hasan Prishtinën me ca atdhetarë n‘burg n‘Beograd e internoi! Më 1913 përmes Memorandumit tre Qeveritë kërkuan, Italisë, Anglisë, dhe Austro-Hungarisë Hasanin e liruan!
Hasani arriti n‘Shqipëri, Ismail Qemali e ngarkoi me detyrë n‘Qeveri!
Gjatë Luftës Parë Botërore n‘rrethana t‘kohës krijoi mundësi, shkollat shqipe n‘Kosovë u hapën n‘përgjithësi! Ishte n‘kryesinë „Mbrojtja Kombëtare e Kosovës“ anëtarë, më 1905 ngarkohet delegat n‘Konferencën e Paqës n‘Parisë për shqiptarë! Më 1920 mori pjesë n‘Kongresin e Lushnjës n‘organizim përsëri, më 1921 u zgjodhë si deputet i ri!
Shquhej luftëtar për mbrojtjen e „Zonës Neutrale“ n‘Junik, udhëheqës i Lëvizjes Nacional Çlirimtare t‘Kryengritësve Shqiptar, kundër çetnikëve serbë ishte aktiv çdo ditë!
Zëri i Hasan Prishtinës përmes fjalës së shkruar ishte zë që jehon, n‘institucione ndërkombëtare shkresa e tij gjithnjë depërton! Tri herë me vdekje qe i dënuar, nga Turqia, Bullgaria, Serbia, por veprimtarinë për çështje shqiptare kurrë se kishte ndaluar!
Aktivitetin e vet atdhetar për Shqipëri Natyrale ai kurrë se pushoi, Mbreti Zog i nxitur nga Serbia atë e likuidoi!
Ra n‘përjetësi trimi për mos t‘vdekur kurrë, është n‘zemër t‘popullit dhe simbol n‘flamur! —————— LAVDI TRIMIT DHE DIETARIT TË MADH, ATDHETARIT HASAN PRISHTINA!…